Connect with us

Ferizaj

Prodhonin drogë në Varosh e Firajë, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj 15 personave

Published

on

Prokuroria e Ferizajt ka ngrit aktakuzë ndaj 15 personave, disa prej tyre kosovarë e disa turq lidhur me rastin “Gropa”.

Lidhur me këtë rast janë sekuestruar 67.5 kilogramë heroinë dhe 25.5 kilogramë morfinë dhe kodein, përcjell TV TEMA.

Prokuroria dyshon se në fshatrat Firajë dhe Varosh po prodhoheshin lëndë narkotike.

Raporti i plotë i Prokurorisë:

Ferizaj, 10 Shkurt 2023– Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë ndaj pesëmbëdhjetë (15) personave të pandehur me inicialet S.Sh., A.D.,V.N., S.D., A.Sh., B.H., S.Sh., S.H., M.Sh. – shtetas shqiptar të Republikës së Kosovës dhe Z.S., F.D., M.Y., A.D., H.I. S.Y.-  shtetas të Republikës së Turqisë, të cilët gjenden nën masën e paraburgimit që nga muaji maj 2022 lidhur me rastin e koduar “Gropa”, ku u sekuestruan rreth 67,5 kilogram heroinë dhe 25,5 kilogram narkotikë të llojit  morfinë dhe kodein.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se që nga muaji prill 2022, e deri më 23 maj 2022, paautorizim në shtëpinë e të pandehurit B.H., në fshatin Firaj, komuna Shtërpcë dhe në shtëpinë e të pandehurit M.Sh., në fshatin Varosh, komuna Ferizaj, të njëjtit, prodhojnë substanca narkotike të llojit heroinë dhe atë 67.5 kilogram, ndërsa 25.5, kilogram nuk arrijnë ta prodhojnë, ashtu që të pandehurit S.Sh, A.D., V.N dhe S.Z.,organizojnë transportin e lëndës së parë të narkotikut të cilën e sjellin nga Irani përmes Turqisë-Greqisë dhe Maqedonisë Veriore, e vendosin në një depo në rrugën “Astrit Bytyqi”, pastaj improvizojnë një laborator për prodhimin e heroinës në shtëpinë e të pandehurit B.H., në fshatin Firaj. 

Ndërsa më 15 maj 2022, në Kosovë vijnë edhe të pandehurit H.I dhe M.Y., dhe më 18 maj 2022, fillon procesi i prodhimit të heroinës, mirëpo më 20 maj 2022, pasi dyshojnë se policia iu ka vënë në gjurmë, të pandehurit A.D., B.H., dhe V.N., nga Firaja tërheqin narkotikun të cilët deri në atë kohë e kishin prodhuar dhe pjesën tjetër të papërpunuar dhe i dërgojnë në fshatin Varosh, kurse më 23 maj 2022, policia bën bastisjen e shtëpisë së të pandehurit M.Sh., ku gjendet sasia prej 67.71, kilogram narkotik të llojit heroinë, ndërsa më datën 30 gusht 2022, në një shtëpi të pabanuar në fshatin Doganaj gjendet edhe një sasi prej rreth 25.5 kilogram narkotik të papërpunuar gjegjësisht, me përbërje  morfinë dhe kodein, me çka kryen veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”  nga neni 268 par 1 dhe par 4 lidhur me nenin 275 par 1 nën par 1 .1 dhe 1.9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ( KPRK-së).

Po ashtu, sipas Prokurorisë, për të pandehurit A.Sh, S.Sh.,S.H., me qëllim të parandalimit apo fshehjes së provave ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Pengimi i të provuarit në procedurën zyrtare” nga neni 386 par 2 të KPRK-së. 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat i’u vihen në barrë.

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending