Connect with us

Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt takohet me kryetarin e Shtërpcës, Jevtiç me disa kërkesa

Published

on



Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nëkoloneli Basri Shabani me stafin e tij,  sot ka takuar kryetarin e komunës në Shtërpcë z. Dalibor Jevtiç.

Në këtë takim është diskutuar situata e sigurisë në rajon, e cila është vlerësuar të jetë qetë pas zhvillimeve të fundit në Shtërpcë, ku u plagosen dy qytetarë serb dhe nga policia rajonale e Ferizajt pak orë më pas u arrestua i dyshuari i kësaj ngjarje. Gjithashtu u vlerësua lartë bashkëpunimi në mes të policisë dhe kryetarit të komunës me bashkëpunëtorë, të cilët bashkërisht menaxhuan mirë situatën pas incidentit, ku disa qytetarë bllokuan rrugën rajonale Shtërpcë – Prevallë për disa orë në shenjë revoltë. Ndërkaq, falë bashkëpunimit të mirë ndërinstitucional edhe protesta e mbajtur në Shtërpcë me datën 08.01.2023 kaloi e qetë dhe pa asnjë incident.

Kryetari z. Dalibor Jevtiç falënderoi policinë rajonale të Ferizajt për mbështetjen dhe menaxhimin e situatës gjatë dhe pas ngjarjes së incidentit të datës 06.01.2023 dhe ofroi mbështetje të pa rezervë të tij që në Shtërpcë të mbizotëron një ambient i qetë dhe i sigurt për qytetaret e saj.

Ndërsa deri në një vlerësim tjetër kryetari i komunës kërkoi që:

  • – Të vendosen pika kontrolli në fshatin Drajkovc dhe Jazhincë
  • – Të shtohet prania e policisë në stacionet e autobusëve, kur fëmijët vijnë dhe dalin nga shkolla
  • – Të shtohet patrullimi i policisë në rrugët kryesore të Shtërpcës
  • – Të vendosen kamerat e sigurisë në pika të rëndësishme dhe të mbikëqyren nga policia .

Drejtori Rajonal, Nënkoloneli Basri Shabani e ka siguruar kryetarin e komunës së Shtërpcës se Policia Rajonale e Ferizajt ka ofruar mbështetje dhe përkrahje për stacionin e policisë në Shtërpcë, ka shtuar masat e sigurisë në terren për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt, i ka caktuar dy pika kontrolli në fshatin Drajkovc dhe Jazhincë. Policia në vazhdimësi ka punuar me plan operativ ‘’Siguria në shkolla’’,për ti siguruar nxënësit kur vijnë dhe kur dalin nga shkolla, është në zbatim të planit rreth objekteve të kultit, ku në baza ditore vizitohen objektet fetare. Gjithashtu policia rajonale do të bëjë një analizë të re rreth vendosjës së kamerave të sigurisë në vendet kyçe në Shtërpcë, që do të monitorohen dhe mbikëqyren nga policia .  

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending