Në Ferizaj u arrestua një 38 vjeçar i denuar nga gjykata me 7 muaj burgim.
Sipas Policisë, personi i arrestuar ishte ndalë në komunikacion nga policia e Prishtinës, përcjell TV TEMA.
I arrestuari ishte i denuar për lëndim trupor.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Policët e stacionit të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar A.B (M/K) i moshës 38 vjeçar, pasi që policët e stacionit Jugu të Prishtinës, e kishin ndaluar gjatë një ndalje në komunikacion ,dje rreth orës 10:00 në Prishtinë .
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor ’’ me dënim burgimi prej shtatë (7) muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit , i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.