Prokuroria Themelore e Ferizajt njofton se për 24 orë ka ngritë 6 aktakuza ndaj 6 personave.
Sulmi, vjedhja, dëmtimi i pajisjeve mbrojtëse e vjedhja e pyllit ishin ndër veprat penale, përcjell TV TEMA.
Njoftimi i plotë nga Prokuroria:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në
vijim:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprave penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprave penale “Vjedhja e pyllit”.