Policia Rajonale e Ferizajt ka arrestuar dy persona për dhunë në familje.
Njëri në Gërlicë të Kaçaniku për shkak se ka shkaktu dhunë psiqike ndaj motrës së tij, e tjetri në Gjurkoc të Shtimes për shkak se ushtroi dhunë psiqike ndaj gruas së djalit.
Të dy janë ndaluar për 48 orë.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Me datën 05.12.2022, në dy raste të ndara janë arrestuar dy persona për dhunë në familje. Rreth orës 17:50 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në fshatin Gërlic e Epërme të Kaçanikut është një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë policia e stacionit në Kaçanik, konkretisht Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin A.P (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje shkakton dhunë psiqike ndaj motrës së tij dhe dëmton derën e shtëpisë.
Ndërsa, rreth orës 20:25 është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje në fshatin Gjurkovc të Shtimes. Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin R.I (M/K) i moshës 60 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje, kishte shkaktuar dhunë psiqike ndaj gruas së djalit të tij.
Policia të dyshuarit, në të dy rastet i ka shoqëruar në stacionin e policisë dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.