Policia Rajonale e Ferizajt njofton se kanë ndodhur dy raste të dhunës në familje vetëm në orët e mbrëmjes së dielës.
Sipas raportit, njëri i dyshuar ka shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij e tjetri kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike ndaj motrës.
Raporti i plotë nga Policia:
Me datën 20.11.2022, në dy raste të ndara janë arrestuar dy persona për dhunë në familje. Rreth orës 19:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt është një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj, konkretisht Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin B.M (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje e kishte sulmuar bashkëshorten e tij D.M (F/K) e moshës 32 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore, e cila më pas kishte pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, rreth orës 21:00 është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje në rrugën ‘’Safet Berisha ‘’ në Ferizaj. Sektori Rajonal i Dhunës në Familjje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin I.T (M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje, i kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike motrës së tij S.T (F/K) e moshës 28 vjeçare.
Policia të dyshuarit, në të dy rastet i ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.