Connect with us

Kosovë

Gratë kosovare po kalojnë më shumë kohë në punë përkujdesi të papaguar se burrat sipas “Musine Kokalari”

Published

on

Instituti “Musine Kokalari” ka publikuar një hulumtim ku thuhet se gratë në Kosovë kalojnë më shumë kohë në punë të papaguar se burrat.

Sipas këtij hulumtimi gratë shpenzojnë mesatarisht 6.2 orë dhe burrat 3.5 orë në punë përkujdesi të papaguar në ditë, përcjell TV TEMA.

“Të gjeturat e hulumtimit dëshmojnë se përderisa një individ shpenzon mesatarisht 4.9 orë në punë përkujdesjeje të papaguar në Kosovë (në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë), gratë shpenzojnë 2.7 orë ose 44% më shumë për punë të  papaguar se burrat, përkatësisht gratë shpenzojnë 4.73 orë duke bërë punë shtëpie, 1.97 orë në kujdesin e fëmijëve dhe 1.15 orë në kujdesin e të moshuarve”, thuhet ndër të tjera në hulumtim.

Postimi i plotë i Institutit “Musine Kokalari”:

𝗚r𝗮𝘁𝗲̈ 𝗸𝗮𝗹𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗱𝘂𝗸𝘀𝗵𝗲̈𝗺 𝗺𝗲̈ 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗲̈ 𝗸𝗼𝗵𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗽𝘂𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗮𝗽𝗮𝗴𝘂𝗮𝗿 𝗽𝗲̈𝗿𝗸𝘂𝗷𝗱𝗲𝘀𝗶 𝘀𝗲𝘀𝗮 𝗯𝘂𝗿𝗿𝗮𝘁

Në Republikën e Kosovës, gratë shpenzojnë mesatarisht 6.2 orë dhe burrat 3.5 orë në punë përkujdesi të papaguar në ditë.

Kjo është një nga të gjeturat kryesore të raportit hulumtues « Who Cares – Përkujdesi si punë e papaguar në Kosovë », që e ka zhvilluar Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari.

Të gjeturat e hulumtimit dëshmojnë se përderisa një individ shpenzon mesatarisht 4.9 orë në punë përkujdesjeje të papaguar në Kosovë (në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë), gratë shpenzojnë 2.7 orë ose 44% më shumë për punë të  papaguar se burrat, përkatësisht gratë shpenzojnë 4.73 orë duke bërë punë shtëpie, 1.97 orë në kujdesin e fëmijëve dhe 1.15 orë në kujdesin e të moshuarve.

Ndërkaq burrat shpenzojnë 2.97 orë duke bërë punë shtëpie, 0.95 orë në kujdesin e fëmijëve dhe 0.42 orë në kujdesin e të moshuarëve.

Sa i përket punës me pagesë, gratë dhe burrat shpenzojnë mesatarisht një sasi të ngjashme kohe, gratë 5.6 orë dhe burrat 5.7 orë.

Sipas vlerësimeve të fundit, nga gjithsej 520.495 gra (18-65) dhe 518.820 burra (18-65) që jetojnë në Kosovë, vlera totale e punës së kujdesit të papaguar në Kosovë është 2,824,248,757 Euro; respektivisht  1,792,626,900€ (63.47%) për gratë dhe 1,031,657,675 euro (36.52%) për burrat. Kjo vlerë e punës së papaguar të kujdesit përfaqëson 33% të GDP-së së Kosovës – 22% gra dhe 11% burra.

Publikimi i raportit « Who Cares – Përkujdesi si punë e papaguar në Kosovë » sjell rezultatet nga hulumtimi sasior dhe cilësor mbi përkujdesin si punë e papaguar në nivel vendi. Nëpërmjet anketës për matjen e shpenzimit të kohës së qytetarëve janë mbledhur të dhëna statistikore mbi kohën që shpenzojnë kosovarët në punë të kujdesit për fëmijët, për të moshuarit dhe për punë të shtëpisë. Po ashtu, nëpërmjet gjashtë fokus grupeve janë hulumtuar perceptimet e qytetarëve rreth këtij lloji të punës.

Kosovë

Liderë të shumtë botërorë pjesëmarrës në varrimin e Papa Françeskut në Vatikan

Published

on

Në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut, e cila filloi paraditen sotme në sheshin e Shën Pjetrit  në  Vatikan,  në mesin e liderëve dhe përfaqësuesve nga mbi 150 vende të botës po marrin pjesë edhe liderë institucional e fetar të Kosovës dhe Shqipërisë.

Presidentja Vjosa Osmani bashkë me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj dhe udhëheqës të komuniteteve fetare kanë kryer homazhe në Vatikan një ditë më parë kurse sot, në ceremoninë e varrimit po merr pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në kryeqendrën e Italisë, Romë, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Papa Françesku vdiq të hënën e Pashkëve, më 21 prill , në moshën 88-vjeçare, pas një sulmi në tru.

Italia ka angazhuar mbi  2.500 policë dhe 1.500 ushtarë për ceremoninë e funeralit, pasi në Sheshin e Shën Pjetrit pritet të jenë rreth 200 mijë njerëz dhe deri në 300 mijë të tjerë përgjatë rrugës nga Vatikani deri në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, ku do të varroset Papa Françesku.

Continue Reading

Ferizaj

Astronomja kosovare Pranvera Hyseni fiton çmimin prestigjioz Dwornik

Published

on

Astronomja Pranvera Hyseni ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në nivelin ndërkombëtar, duke fituar çmimin “Dwornik” për prezantimin më të mirë oral nga një student në Konferencën Ndërkombëtare të Shkencave Planetare dhe Hënore 2025, të mbajtur në Houston të SHBA-ve.

Në mesin e mbi 2 mijë pjesëmarrësve nga mbarë bota, punimi i Hysenit është vlerësuar si më i dalluari nga Divizioni i Gjeologjisë Planetare i Shoqatës Gjeologjike të Amerikës (GSA) – një ndër çmimet më prestigjioze për studentët në këtë fushë.

Projekti i saj shkencor është fokusuar në shpërndarjen e lëndës organike në familjet e asteroideve, duke u mbështetur në të dhëna që ajo i mblodhi përmes teleskopit NASA Infrared Telescope Facility, të vendosur në ishujt Hauai.

Në një postim të shpërndarë në Facebook, Pranvera u shprehu mirënjohje të veçantë mentorëve të saj, Dr. Myriam Telus dhe Dr. Andrew Rivkin, për mbështetjen dhe besimin në punën e saj shkencore.

Ky vlerësim përfaqëson jo vetëm një moment historik personal për Hysenin, por edhe një dëshmi të fuqishme për potencialin e të rinjve nga Kosova në rangun e shkencës botërore

Pranvera Hyseni është kandidate për PhD e Studimeve Planetare pranë Universitetit Santa Cruz të Kalifornisë.

Ajo ishte nismëtare e OJQ “Astronomy Outreach of Kosova”, ndërsa me kontributin e saj u mundësua edhe ndërtimi i Observatorit dhe Planetariumit të parë në Kosovë, i vendosur në Rashincë të Shtimes.

Continue Reading

Kosovë

Malajzia heq vizat për qytetarët e Kosovës

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se shteti i Malajzisë ka hequr regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës, për qëndrime deri në 30 ditë.

Osmani tha se ky hap i rëndësishëm i Malajzisë i paraprin hapjes së Ambasadës së Kosovës në Kuala Lumpur, në kuadër të vizitës së Presidentes gjatë javës së ardhshme.

“Përpara vizitës sime zyrtare në Malajzi javën e ardhshme, jam thellësisht mirënjohës ndaj autoriteteve malajziane për vendimin e tyre për të dhënë përjashtime nga vizat për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për qëndrime deri në 30 ditë. Ky hap i rëndësishëm, i kombinuar me hapjen e ardhshme të Ambasadës sonë në Kuala Lumpur gjatë vizitës sime javën e ardhshme, është një shenjë e qartë se lidhjet midis dy vendeve tona po forcohen çdo ditë.” – ka njoftuar Osmani, në platformën X.

Continue Reading

Trending