Ka kaluar një vit nga zgjedhjet lokale në Kosovë.
Më 17 tetor të vitit 2021, Agim Aliu i PDK-së fitoi me mbi 60 për qind në garën për të parin e Komunës së Ferizajt.
Në këtë një vjetor të zgjedhjeve lokale, Drejtori Ekzekutiv i rrjetit të organizatave AVONET, Kenan Gashi ka bërë një vlerësim të qeverisjes komunale gjatë këtij viti.
Pas analizimit dhe vlerësimit të secilës drejtori komunale, Gashi vlerësoi me notën 8 qeverisjen lokale në Ferizaj teksa shtoi se Ferizaj duhet të mirret seriozisht me çështjen e ndërtimeve dhe se shëndetësia dhe arsimi duhet të jenë prioritet.
Drejtorisë së Urbanizmit në Ferizaj, Gashi i dha notën 9 për këtë vit, teksa theksoi se drejtori Arbër Bytyçi ka filluar punën për hartimin e hartave zonale në Ferizaj.
Në fushën e arsimit, Gashi thotë se drejtorët e shkollave të zgjedhur nuk kanë qenë të PDK-së, prandaj edhe kjo drejtori e meriton notën 8 sipas tij.
Gashi thotë se aktivitetet kulturore në Ferizaj sa vinë e po shtohen, për këtë po krijohet një standard i ri prandaj edhe kësaj drejtorie i dha notën 9.
Po ashtu me notë 9 u vlerësua edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Arben Halili i cili sipas Gashit ka rritur bashkëpunimin me komunitetin dhe ka krijuar model.
Drejtoria e Shëndetësisë sipas Gashit meriton notën 7 për shkak të problemeve që ka në shëndetësinë ferizajase.
Drejtoria e Financave është e vetmja që mori dy nota nga Gashi, për menaxhimin e brendshëm Sebahate Ajeti-Sadiku mori notën 9 nga Gashi kurse për rezultatet në inkasimin e të hyrave mori notën 8.
Me notën 8 u vlerësua po ashtu edhe Drejtoria e Pronës dhe Kadastrit.
Gashi konsideroi se duhet punë në inspektoratin komunal prandaj edhe kësaj fushe i dha notën 6.
Drejtoria e Infrastrukturës mori notën 7 nga Gashi, për shkak të mungesës së komunikimit të nivelit lokal me atë qendror.
Administrata sipas Gashit nuk është në gjendje të mirë, prandaj edhe e vlerësoi me notën 6.
Për strategjinë e turizmit, Gashi vlerësoi me notën 9 Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik.
Kurse Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë mori notën 8 nga Kenan Gashi.
Intervista e plotë me Kenan Gashin, Drejtor Ekzekutiv i AVONET: