Connect with us

Ferizaj

Kërkohet ndihmë për ferizajasin Shqiprim Lohaj – Ka Leukemi Akute e i nevojiten 135 mijë euro për shërim

Published

on

31 vjeçari Shqiprim Lohaj nga Ferizaj është i diagnostikuar me leukemi akute dhe ka nevojë të trajtohet në Turqi.

Këtë e ka bërë të ditur humanisti dhe përfaqësuesi i shoqatës “Jetimat e Ballkanit” në Ferizaj, Agon Zhinipotoku.

Përmes një postimi në facebook, Zhinipotoku ka treguar se Shqiprim Lohajt i nevojiten 135 mijë euro për shërim, përcjell TV TEMA.

Zhinipotoku ka paralajmëruar se do të ketë organizim në sheshin e Ferizajt për të mbledhur para dhe poashtu ka dhënë detajet e gjirollogarisë bankare ku mund të ndihmohet Shqiprimi.

Postimi i tij i plotë:

Shqiprim Lohaj ka nevojë për ndihmën tonë🥲

Të dashur qytetarë, i riu ferizajas Shqiprim Lohaj 31 vjeçar është diagnostifikuar me Leukemi Akute, andaj duhet trajtim urgjent jashtë vendit për në Turqi.

Kostoja e shërimit të tij është 135 mijë euro.

Ne do të bëhemi bashkë në shesh të qytetit për të ja grumbulluar paratë për shërim, derisa ministria e Shëndetësisë të përgjigjet për shumën që do ta përkrahë shërimin e Shqiprimit.

Llogaria e bashkëshortes së Shqiprimit ku ju mund të ndihmoni:

Teb BANK

Vjollca Lohaj

IBAN: XK05 2013 0001 2814 3051

SWIFT CODE: TEBKXKPR

Zoti ju shpërbleftë të gjithëve, pak nga ne do të thotë shpëtim për jetën e Shqiprimit🤲

Ju lutemi bëjeni share që ta shohin të gjithë, sepse është urgjente!

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending