Faqja Mbrojtësit e Konsumatorëve që është faqe e Institutit INDEP thotë se në 9 muajt e parë të këtij viti në departamentin për mbrojtjen e konsumatorëve janë pranuar 2152 ankesa.
Gjithmonë sipas këtij postimi 1436 nga këto ankesa janë zgjidhur kurse 716 janë ende në proces, përcjell TV TEMA.
“Ankesat e konsumatorëve janë drejtuar në kategori të ndryshme. Ato janë adresuar në fushën e energjisë, tregtisë, shëndetësisë, ushqimit, shërbimeve financiare si dhe të blerjeve online etj“, thuhet ndër të tjera në postim.
Krahasuar me vitin 2021 ka rritje të ankesa të pranuara.
Postimi i plotë i “Mbrojtësit e Konsumatorëve”:
Sipas statistikave të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, gjatë periudhës Janar – Shtator 2022 janë pranuar gjithsej:
2152 ankesa, ku prej tyre
1436 janë të zgjidhura ndërsa
716 janë ende në proces.
Ankesat e konsumatoreve janë drejtuar në kategori të ndryshme. Ato janë adresuar në fushën e energjisë, tregtisë, shëndetësisë, ushqimit, shërbimeve financiare si dhe të blerjeve online etj.
Gjatë muajit qershor, DMK ka pranuar gjithsej 171 ankesa, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me mospërputhje e çmimeve dhe mos dhënien e kuponave fiskal, gjatë muajit korrik kanë pranuar 173 për të cilat konsuamtoret janë ankuar për reklamat mashtruese dhe për shërbime jo cilësore të produkteve, si dhe gjatë muajit gusht kanë pranuar gjithsej 203 të cilat kanë të bëjnë me produkte me afat të skaduara, mospërfillje e garancionit si dhe mospërputhje te çmimeve.
Në krahasim me vitin e kaluar, në vitin 2021 në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit janë pranuar gjithsej 1984 ankesa.
Për më shume informata rreth statistikave të ankesave, kjo është faqja ku mund te keni qasje: https://konsumatori.rks-gov.net/statistics.php