Spektakël i madh sot në Serie A.
Tre takime sot në program, dy prej tyre pritet të jenë fantastike, shkruan GazetaBlic Sport.
Fillimisht, në ora 15:00, Sassuolo e pret Interin në “Mapei Stadium”, atje ku të dy skuadrat kërkojnë pikët e plota.
Interi vjen në këtë ndeshje pas triumfit ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve dhe do të tentojë që të vazhdojë me rezultate pozitive.
Super ndeshja e javës vjen në “San Siro” nga ora 18:00, atje ku do të përballet dy rivalët e vjetër, Milan dhe Juventus.
Ka interesim të jashtëzakonshëm për këtë sfidë me biletat që janë shitur prej kohësh.
Milani vjen në këtë derbi pas humbjes së thellë nga Chelsea në Ligën e Kampionëve, kurse Juventusi e mposhti Macabi Haiffan.
“Rossonerët” renditen në vendin e 5-të me 17 pikë, Juventus në vendin e 7-të me 13 sosh.
Këto pritet të jenë formacionet e mundshme:
AC Milan: Tatarusanu; Dest, Kalulu, Tomori, Hernandez; Tonali, Bennacer; Krunic, Diaz, Leao; Giroud.
Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, Bremer; Cuadrado, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria, Vlahovic, Milik.
Në anën tjetër në “Signal Iduna Park” do të luhet klasikja e 124-t e futbollit gjerman, një përballje mes dy peshave të rënda të futbollit si Borussia Dortmund dhe Bayern Mynih, të cilat nuk e kanë nisur në mënyrën e duhur sezonin dhe vijnë në këtë takim me pikë të barabarta, 15 secila.
Verdhezinjtë e Terziç u mposhtën javën e kaluar nga Koln, por në mesjavë triumfuan 1-4 në Andaluzi ndaj Sevillas, me anglezin Jude Bellingham që ishte protagonist dhe do të provojë të bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj bavarezëve.
Prej kohësh Borussia shihet si ekipi i vetëm që mund të thyejë hegjemoninë e Bayernit, pasi këta të fundit kanë fituar 10 tituj kampion radhazi, megjithatë vlen të theksohet se verdhezinjtë nuk fitojnë një ndeshje ndaj bavarezëve që prej gushtit të 2019-ës, duke humbur plot 8 përballje radhazi.
Për sfidën ndaj Dortmundit, Nagelsmann ka rikuperuar Joshua Kimmich dhe Kingsley Coman, por nuk do të ketë në dispozicion Thomas Muller.
Manuel Neuer është një farë garancie për suksesin, pasi është futbollisti me më shumë fitore ndaj Dortmundit në karrierë, plot 24 të tilla.
Nga ana tjetër, te Dortmund shpresojnë shumë te forma e mirë e Bellingham e Brandt, por edhe aktivizimi i Matts Hummels në mbrojtje. Këtë sezon verdhezinjtë kanë pësuar një gol çdo 512 minuta me veteranin gjerman në fushë dhe një gol çdo 23 minuta.
Megjithatë kur bëhet fjalë për klasiken e futbollit gjerman, statistikat nuk kanë vlerë, pasi fjalën e fundit e thotë fusha e blertë, aty ku protagonistët do t’i japin jetë një spektakli 90-minutësh, duke nisur nga ora 18:30./SS/