Connect with us

Arsim

Jasharaj-Nagavcit: Dhe urdhra sa për t’i hyrë në qejf shefit të madh

Published

on

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i ka reaguar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, lidhur me grevën në arsim.

Jasharaj ka thënë se pavarësisht se muaj më parë sindikata e kishte njoftuar me kërkesat legjitime të tyre, Nagavci s’kishte bërë asgjë për to, e duke ardhur deri te greva e punëtorëve. Ai shtoi se Nagavci as para grevës e as gjatë saj nuk u tregua ministre e Arsimit dhe nuk iu dëgjua zëri në emër të punëtorëve të arsimit.

Madje, tha ai, ajo u lëshua me deklarata nënçmuese.

Ajo vazhdoi t’i duartrokiste edhe fyerjeve e deklaratave nënçmuese te Dimalit, Yllit, Dibranit, Sadriut e disa të tjerëve që u ka humbur çdo gjë njerëzore”.

Jasharaj kritikoi ministren se i duartrokiti ndëshkimit të punëtorëve të arsimit sa për t’i hyrë në qejf kryeministrit të vendit.

Zonja Nagavci për t’i hyrë në qejf shefit dhe Hekuranit shkoi edhe me tutje duke nxjerr urdhër se, pos dënimit me paga mësuesit, duhet edhe të zëvendësojnë edhe orët e humbura”, tha ai.

Për ta luajtuar rolin e humanistes, sipas Jasharajt, Nagavci u angazhua për pagat, megjithatë ai theksoi se i vazhdoi akuzat kundër SBASHK-ut. E këtë e quajti ironike, pasi tha se Nagavci nuk pyetej për pagat e shtatorit.

“Nagavci dashka t’i shpëtoi. Ironike kjo nga zonja Nagavci, e cila tërë kohën e grevës dha urdhra dhe nuk la fjalë të keqe pa thënë për grevistët sa për t’ia bërë qejfin Hekuranit dhe shefit të madh. Zonja Nagavci sa për ty e po të pyeteshe ti pagat e shtatorit kurrë nuk do t’i merrnin punëtorët e arsimit që nga çerdhet e deri në universitet, por këtë humanitetin në thonjëza dhe heroizmin tënd në thonjëza u mundove ta shesësh kot të punëtorët e arsimit dhe e bëre me shpresën se do të krijosh përçarje, përçarje që u mundove ta bësh edhe gjatë gjithë grevës, por të shkoi kot”.

Jasharaj ka paralajmëruar përballje në gjyq me dy deputetë të Vetëvendosjes.

Zonja Nagavci inati dhe mllefi i paarsyeshëm ndaj meje e sindikalistëve ua ka bllokuar trurin edhe disa deputetëve të partisë suaj. Njëra prej tyre dje në parlament përsëriti shpifjet e Hekuranit për SBASHK-un dhe qe të dy do të jenë në përballje para drejtësisë sepse e kanë tepruar. Boll mo”, ka thënë Jasharaj./koha

Arsim

Të enjten në Ferizaj ndihmohen prindërit për aplikim për subvencionimin e librave

Published

on

Shumë prindër kanë pas telashe me aplikimin në E-Kosova për subvencionimin e librave për nxënës.

Sektori i Rinisë në Ferizaj njofton se të enjten e 31 gushtit do të ofroj ndihmë për prindërit në mënyrë që të aplikojnë për subvencionet.

Ndihma në aplikim organizohet në Galerinë e Arteve në Ferizaj nga ora 11:00 deri në ora 13:00.

Vullnetarët e këtij sektori janë ata që do të ndihmojnë prindërit në aplikim.

Postimi i plotë i Sektorit të Rinisë në Ferizaj:

Prinder te dashur nese ende keni nevoj per aplikim per suvencionimin e librave dhe po vazhdoni te keni veshtiresi teknike. Ne vullnetaret e Sektorit te Rinise/Qendres Rinore Eltion Isufi,Eris Shabani,Yll Reshani. Neser me date 31.08.2023 nga ora 11-13 ju ofrojm ndihmen tone teknike.

Continue Reading

Arsim

Në E-Kosova hapet platforma për subvencionimin e librave shkollorë

Published

on

/REL/Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë përmes platformës E-Kosova në këtë link.

Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”

Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.

Continue Reading

Arsim

Më shumë se gjysma e nxënësve ferizajas patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë vitin e kaluar

Published

on

Më shumë se gjysma e nxënësve që mbaruan klasën e nëntë më 2022 patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Arsimit të Ferizajt, 53.4% e këtyre nxënësve apo 896 nga ta patën rezultat negativ kurse 46.6% apo 780 nxënës patën rezultat pozitiv.

Më mirë në rezultate qëndrojnë maturantët ferizajas të cilët në afatin e parë rezultat pozitiv patën 77.8% e tyre e 22.2% patën rezultat negativ.

Edhe në afatin e gushtit, ku në provimin e maturës hynë 309 maturantë, 186 nga ta patën rezultat pozitiv kurse 123 negativ.

Continue Reading

Trending