Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sot.
Ndeshje shumë interesante janë në program për ditën e sotme, atje ku mund të detajohen deri diku edhe gjërat në grupe, shkruan GazetaBlic Sport.
Ekipe si PSG, Real Madrid, Manchester City, Milan, Chelsea apo Juventus do të zbresin në fushën e lojës për të bërë të kërkuar fitoren.
Një nga ndeshjet më interesante pritet të jetë ajo mes Chelsea dhe Milan, takim ky që zhvillohet në “Stamford Bridge” në ora 21:00.
Italianët janë në vendin e parë me 4 pikë në grup, kurse londinezët renditen në fund të tabelës me vetëm një pikë të arkëtuar.Këto janë të gjitha sfidat e mbrëmjes:
Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka marrë sot detyrën e Sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s. Me një ceremoni solemne në selinë e aleancës në Bruksel, Rutte ka filluar mandati i ri në të cilin e zëvendëson Jens Stoltenbergun pas mandatit 10 vjeçar të tij në krye të kësaj aleance më të madhe ushtarake në botë.
Në konferencën e parë për media si sekretar i NATO-s, si prioritete kryesore Rutte përmendi forcimin e aleancës në reagimin kundrejt sfidave dhe rreziqeve të përbashkëta, ndihma për Ukrainën dhe përballja me sfidat globale.
Sipas tij, rol kyç për aleancën veri-atlantike ka edhe bashkëpunimi me vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-të si në forcimin e brendshëm ashtu edhe për mbështetjen e Ukrainës.
Mark Rutte deri në marrjen e detyrës së re, shërbeu si kryeministër i Holandës në periudhën 2010 -2024.
Një përleshje fizike mes deputetëve ka ndodhur më 13.06.2024 në parlamentin e Italisë.
Siç raporton Zëri i Amerikës, Leonardo Donno, deputet i Lëvizjes “5 Yje”, po përpiqej t’i vinte flamurin italian ministrit për Çështjet Rajonale, Roberto Calderoli gjatë një diskutimi mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të qeverisë në lidhje me autonomitë lokale.
Incidenti mes këtyre dyve u shndërrua në përleshje masive mes deputetëve të grupeve të ndryshme parlamentare derisa bëhet e ditur se njëri nga pjesëmarrësit në përleshje është larguar nga parlamenti në një karrige pacientësh.
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur në një atentat pasditen e sotme.
Fico, 59 vjeç, u dërgua në spital pasi ndaj tij u shkrepën katër plumba në stomak dhe gjoks në ngjarjen që ndodhi pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislavë.
I dyshuari për plagosjen është arrestuar menjëherë pas të shtënave, raportuan gazetarët të cilët ishin në përcjellje të një aktiviteti të Ficos me mbështetësit .
Fico është kryeministër i Sllovakisë që nga fundi i vitit 2023