Connect with us

Arsim

Jasharaj paralajmëron rikthimin e grevës nëse nuk procesohen pagat e shtatorit

Published

on

Qeveria e Kosovës nuk i ka procesuar pagat për muajin shtator për mësimdhënësit të cilët kanë qenë pjesë e grevës së SBASHK-ut.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, (SBAShK), Rrahman Jasharaj tha për Telegrafin se nëse nuk procedohen pagat deri më 5 tetor, mund të kthehemi sërish në grevë.

Ndërkaq, veprimin e Qeverisë e ka quajtur “thikë pas shpine”.

“Ne e cilësuam këtë gjë si thikë pas shpine të Qeverisë Kurti, teksa e menduam se Qeveria do të ketë mesazh pozitiv për fillimin e vitit shkollor, ata bënë edhe një shkelje të ligjeve. Kjo pasi ua ndaloi pagat tash për tash punëtorëve të arsimit të cilët ishin në grevë por jo edhe për shërbyesit civil, të cilët ishin bashkë me ne në grevë në kuadër të BSPK-së. Gjersa nesër është 5 tetori, Dita Ndërkombëtare e Mësuesve, kjo është dhurata e Kurtit për këtë ditë që në tërë rruzullin tokësorë vetëm në Kosovë mësuesit janë pa paga”, tha ai.

SBASHK-u vendimin e Qeverisë e cilëson si dëshirë për vazhdimin e grevave dhe konflikteve.

“Nuk kemi si ta lexojmë ndryshe përpos asaj se Qeveria duke se ka dëshirë që në Kosovë të ketë greva sepse asnjë Qeveri në botë nuk do të vepronte kështu, menjëherë pas fillimit të vitit shkollor dhe ndërprerjes së grevës”, deklaroi Jasharaj.

Jasharaj tutje shtoi se nëse pagat për mësimdhënësit nuk procesohen deri më 5 tetor, do të mblidhet anëtarësia e SBASHK-ut dhe nuk mund të garantojë që nuk do të kthehet prapë greva.

“Kjo është Qeveria jonë që e zgjodhëm vetë, sepse 51 përqind të votave nuk janë marrë jashtë arsimit. Shumë nga kolegët e mi kanë votuar pro kësaj Qeverie, e cila po i shpërblen në këtë mënyrë. Me këto veprime këta po duan që greva të vazhdojë dhe kjo është qasje e gabuar. Uroj që t’i procesojë pagat, sepse nuk garantojë se çfarë do të ndodhë. Në të kundërtën do t’i thërrasim organet e SBASHK-ut dhe të bisedojmë për hapat e tjerë dhe pa dëshirën tonë mund që të ketë kërkesa që greva të kthehet. Cilindo vendim që e merr anëtarësia e SBASHK-ut unë do ta respektoj, pavarësisht njerëzve të Qeverisë, u pa kush është fajtori. Jasharaj nuk është fajtorë”, deklaroi ai.

Arsim

Të enjten në Ferizaj ndihmohen prindërit për aplikim për subvencionimin e librave

Published

on

Shumë prindër kanë pas telashe me aplikimin në E-Kosova për subvencionimin e librave për nxënës.

Sektori i Rinisë në Ferizaj njofton se të enjten e 31 gushtit do të ofroj ndihmë për prindërit në mënyrë që të aplikojnë për subvencionet.

Ndihma në aplikim organizohet në Galerinë e Arteve në Ferizaj nga ora 11:00 deri në ora 13:00.

Vullnetarët e këtij sektori janë ata që do të ndihmojnë prindërit në aplikim.

Postimi i plotë i Sektorit të Rinisë në Ferizaj:

Prinder te dashur nese ende keni nevoj per aplikim per suvencionimin e librave dhe po vazhdoni te keni veshtiresi teknike. Ne vullnetaret e Sektorit te Rinise/Qendres Rinore Eltion Isufi,Eris Shabani,Yll Reshani. Neser me date 31.08.2023 nga ora 11-13 ju ofrojm ndihmen tone teknike.

Continue Reading

Arsim

Në E-Kosova hapet platforma për subvencionimin e librave shkollorë

Published

on

/REL/Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë përmes platformës E-Kosova në këtë link.

Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”

Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.

Continue Reading

Arsim

Më shumë se gjysma e nxënësve ferizajas patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë vitin e kaluar

Published

on

Më shumë se gjysma e nxënësve që mbaruan klasën e nëntë më 2022 patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Arsimit të Ferizajt, 53.4% e këtyre nxënësve apo 896 nga ta patën rezultat negativ kurse 46.6% apo 780 nxënës patën rezultat pozitiv.

Më mirë në rezultate qëndrojnë maturantët ferizajas të cilët në afatin e parë rezultat pozitiv patën 77.8% e tyre e 22.2% patën rezultat negativ.

Edhe në afatin e gushtit, ku në provimin e maturës hynë 309 maturantë, 186 nga ta patën rezultat pozitiv kurse 123 negativ.

Continue Reading

Trending