Connect with us

Kosovë

Punëtorët shëndetësorë të QKUK-së protestojnë më 6 tetor

Published

on

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-s ka njoftuar se do të mbajë protestë më 6 tetor duke filluar nga ora 12:00 para objektit të drejtorisë së QKUK-së.

Në komunikatën për media thuhet se kjo protestë vjen si rezultat i mosreflektimit të SHSKUK-së dhe QKUK-së karshi kërkesave të kësaj sindikate të cilat janë si në vijim:

“Urdhëresën që infermieri të nënshkruhet në hyrje/dalje nga dhoma e pacientit, duke e konsideruar si urdhëresë diskriminuese dhe përdorim të standardit të dyfishtë pasi komunitetet tjera nuk i nënshtrohen kësaj urdhërese, Urdhëresë që infermierët të bëjnë evidentimin e ferkuentimit të palëve civile nëpër klinika të QKUK- së duke e konsideruar urdhëresë e cila nuk bën pjesë në përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të infermierit, Urdhëresa e cila thotë që infermierët e turneve duhet të marrin obligimin e sigurimit me barëra gjatë vikendeve, punë për të cilën infermierët e turneve nuk e kanë obligim dhe as nuk kompensohen për këtë detyrë, Urdhëresën e cila e obligon infermierin që ta ftoj mjekun në rast nevoje, pasi sikurse infermieri, poashtu edhe mjeku janë subjekte që i nënshtrohen obligimeve kontraktuale, ndërsa secila klinike tashmë ka mjekët e tyre kujdestar, ndërsa si të tillë as infermieri e as mjeku nuk do duhej të ketë nevojë për ftesë, pasi do duhej që të ishin në vendet e tyre të punës duke mos pasur nevojë për ftesa”.

Poashtu, kjo sindikatë ka ftuar anëtarësinë, infermierët, mamitë e profesionistët tjerë shëndetësor që të jenë pjesë e protestës për të kundërshtuar ‘diskriminim dhe standardet e dyfishta në raport me punëtorët’.

“Andaj ftojmë anëtarësinë dhe të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor që të jenë pjesë e protestës për ta kundërshtuar diskriminimin dhe standardeve të dyfishta në raport me komunitetet tona.  Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së e mbështetë dhe ofron bashkëpunimin në secilën iniciativë për reforma dhe përmirësim të cilësisë së shërbimeve, ndërsa kundërshton iniciativat të cilat vetëm se e rrisin barrën e infermierëve edhe ashtu skajshmërisht të mbingarkuar me punë”, thuhet më tej në komunikatë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj një personi për krime lufte në Suharekë

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një të dyshuari me iniciale V. N për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se veprimet penale janë kryer gjatë periudhës 1998-1999 në qytetin e Suharekës.

“I pandehuri, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer vrasjen e dy viktimave M.A. dhe SH.A.,  si dhe plagosjen e të dëmtuarit SH.S.”, thuhet në njoftim

Për shkak se i pandehuri V.N është i pa arritshëm për organet e drejtësisë, Prokuroria thotë se janë “ plotësuar kushtet ligjore për ngritjen e aktakuzës në mungesë”.

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Continue Reading

Kosovë

Specialja arreston Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Bashkim Smakajn

Published

on

Gjykata Speciale ka arrestuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Fadil Fazliun, vëllain e heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu.

Në njoftimin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar bëhet ditur se  operacionet e saj në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë janë autorizuar “nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”.

Ish kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ishte arrestuar edhe më parë, në nëntor të vitit të kaluar nën dyshimin për pengim të drejtësisë. Në maj, ai u lirua me kusht. Aktakuza e ndryshuar ndaj tij u ngrit më 28 qershor.

Bashkim Smakaj e kishte udhëhequr AKI-në nga viti 2009 deri në vitin 2015, kur kishte dhënë dorëheqje pak pasi ishte emëruar për mandatin e tij të dytë.

Vitin e kaluar, Zyra e Prokurorit të Specializuar pati bastisur shtëpinë e Bashkim Smakaj dhe atë të Fadil Fazliut.

Continue Reading

Ferizaj

Vajza 10 vjeçare e plagosur me thikë në gjendje të rëndë shëndetësore

Published

on

Një vajzë 10-vjeçare, e plagosur pas sulmit me thikë në Ferizaj, është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në sallën e operimit në spitalin Emergjent të QKUK-së në Prishtinë.

Në sulmin me thikë pasditen e sotme, janë plagosur katër persona, përfshirë dy të mitura. Për këtë sulm është arrestuar një 59-vjeçar.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se në klinikë janë sjellë tre persona për t’u trajtuar, ndërsa dy janë në gjendje stabile e një në gjendje më të rëndë, transmeton Koha.net.

Continue Reading

Trending