Prokuroria Themelore e Ferizajt ka ngritur 11 aktakuza kundër 13 personave brenda 24 orëve të fundit.
Kjo prokurori ka kërkuar paraburgimin e një personi për veprën penale dhunimi dhe për të njejtën vepër ka ndalë një person për 48 orë, përcjell TV TEMA.
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi Seksual”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”.