Connect with us

Kosovë

Çmimet e naftës dhe benzinës për sot

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar për naftën është 1.60 euro për litër, për benzinën është 1.33 euro dhe për gasin 0.76 euro.

Çmimet vlejnë nga ora 10:00 e së enjtes deri në të njejtën orë të së premtes.

Ferizaj

Astronomja kosovare Pranvera Hyseni fiton çmimin prestigjioz Dwornik

Published

on

Astronomja Pranvera Hyseni ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në nivelin ndërkombëtar, duke fituar çmimin “Dwornik” për prezantimin më të mirë oral nga një student në Konferencën Ndërkombëtare të Shkencave Planetare dhe Hënore 2025, të mbajtur në Houston të SHBA-ve.

Në mesin e mbi 2 mijë pjesëmarrësve nga mbarë bota, punimi i Hysenit është vlerësuar si më i dalluari nga Divizioni i Gjeologjisë Planetare i Shoqatës Gjeologjike të Amerikës (GSA) – një ndër çmimet më prestigjioze për studentët në këtë fushë.

Projekti i saj shkencor është fokusuar në shpërndarjen e lëndës organike në familjet e asteroideve, duke u mbështetur në të dhëna që ajo i mblodhi përmes teleskopit NASA Infrared Telescope Facility, të vendosur në ishujt Hauai.

Në një postim të shpërndarë në Facebook, Pranvera u shprehu mirënjohje të veçantë mentorëve të saj, Dr. Myriam Telus dhe Dr. Andrew Rivkin, për mbështetjen dhe besimin në punën e saj shkencore.

Ky vlerësim përfaqëson jo vetëm një moment historik personal për Hysenin, por edhe një dëshmi të fuqishme për potencialin e të rinjve nga Kosova në rangun e shkencës botërore

Pranvera Hyseni është kandidate për PhD e Studimeve Planetare pranë Universitetit Santa Cruz të Kalifornisë.

Ajo ishte nismëtare e OJQ “Astronomy Outreach of Kosova”, ndërsa me kontributin e saj u mundësua edhe ndërtimi i Observatorit dhe Planetariumit të parë në Kosovë, i vendosur në Rashincë të Shtimes.

Continue Reading

Kosovë

Malajzia heq vizat për qytetarët e Kosovës

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se shteti i Malajzisë ka hequr regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës, për qëndrime deri në 30 ditë.

Osmani tha se ky hap i rëndësishëm i Malajzisë i paraprin hapjes së Ambasadës së Kosovës në Kuala Lumpur, në kuadër të vizitës së Presidentes gjatë javës së ardhshme.

“Përpara vizitës sime zyrtare në Malajzi javën e ardhshme, jam thellësisht mirënjohës ndaj autoriteteve malajziane për vendimin e tyre për të dhënë përjashtime nga vizat për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për qëndrime deri në 30 ditë. Ky hap i rëndësishëm, i kombinuar me hapjen e ardhshme të Ambasadës sonë në Kuala Lumpur gjatë vizitës sime javën e ardhshme, është një shenjë e qartë se lidhjet midis dy vendeve tona po forcohen çdo ditë.” – ka njoftuar Osmani, në platformën X.

Continue Reading

Kosovë

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Published

on

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan për herë të gjashtë radhazi në përpjekje për të zgjedhur kryetarin dhe më pas edhe nënkryetarët e organit më të lartë ligjvënës të vendit.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu për herë të katërt, i mori vetëm 57 vota, nga të paktën 61 vota të nevojshme për t’u zgjedhur.

Disa parti parlamentare po e kundërshtojnë zgjedhjen e saj si kryeparlamentare, pasi e konsiderojnë si një “figurë përçarëse”, por partia fituese, e cila e ka të drejtën ekskluzive për të propozim, insiston se Haxhiu është kandidate meritore.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi deputetët se vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet më 27 prill në orën 10:00.

Continue Reading

Trending