Connect with us

Kosovë

Krasniqi-Kurtit: Nuk janë të gjithë duke u marrë me ty, njerëzit i kanë telashet e veta

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka reaguar kryeministri Albin Kurti, i cili në seancën e sotme të Kuvendit tha se nga opozita “greva po përdoret si armë kundër kryeministrit”.

Në replikën e tij, Krasniqi tha se Kurti mendon se të gjithë janë kundër tij, por në realitet njerëzit kanë shumë halle.

“Kryeministri ishte këtu dhe tha se të gjithë kanë problem me të. Është e pakuptimtë se si e përmendi 14 shkurtin. Si është e mundur që qytetarët me ia dhënë mbi 50 për qind të votave më 14 shkurt e qysh u bonën ata persona me ta pasë inat tani?”.

“Problemi është që nuk janë të gjithë duke u marrë me Albin Kurti, por ai duhet të merret me të gjithë sepse e ka përgjegjësi. Është kryeministër i vendit. Ai mendon se të gjithë kanë probleme me të. Por, në realitet njerëzit i kanë telashet e veta”, u shpreh i pari i PDK-së.

Sa i përket grevës së punëtorëve të sektorit publik, Krasniqi tha se i gjithë shteti është në rrezik për t’u bllokuar.

“Ne po flasim për grevën në arsim, po në grevë janë edhe shërbyesit civilë edhe administrata në universitet. Shërbimet janë të cenuara ashtu siç është i cenuar procesi mësimor. Problemi është i madh. Sot e pamë që kishte grevë edhe në Ministrinë e Jashtme. Disa greva të tjera janë paralajmëruar se do të mbahen. Krejt shteti është në rrezik për t’u bllokuar”.

“I kemi mbi 300 mijë nxënës që janë jashtë bankave shkollore për shkak të kokëfortësisë së Qeverisë dhe sindikatave po ashtu. Na kanë futur në sendviç. Qeveria dhe sindikatat na kanë futur në sendviç të gjithëve. Por, mësimdhënësit janë humbës. Gjendja për ta është shumë e rëndë”, deklaroi ai.

Krasniqi ndër të tjera shprehu konsideratë për deputeten e deritashme të Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Vasfije Krasniqi, e cila një ditë më parë njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i saj për arsye shëndetësore. /Telegrafi/

Kosovë

Rëndohet situata energjetike pas rënies së dy blloqeve të KEK-ut

Published

on

Prodhimi i energjisë elektrike në vend është rënduar ndjeshëm në 24 orët e fundit, pasi dy blloqe të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) janë ndalur për shkak të rrjedhjeve të ujit ndërsa dy të tjera tash e një kohë janë jashtë funksionit për shkak të mirëmbajtjes së planifikuar.

Në njoftimin e KEK-ut bëhet e ditur se Blloku A3 i Termocentralit “Kosova A” i cili prodhon rreth 120 MW është ndalur mbrëmë në mesnatë (08.04.2025, ora 23:59), si pasojë e problemeve të ndjeshme me humbje të ujit dhe ndalja e këtij blloku është bërë për të shmangur defekte më të mëdha.  

Kurse mëngjesin e sotëm për arsye të ngjashme është ndalur edhe blloku B2 i Termocentralit “Kosova B”, i cili prodhon rreth 250 MW por njëkohësisht edhe furnizon me ujë ngrohjen qendrore në Prishtinë.

Sipas KEK-ut, rikthimi në funksion i këtij blloku pritet të zgjasë rreth 48 orë.

Aktualisht në KEK janë duke u prodhuar vetëm 115 MW nga 900 MW sa është kapaciteti i tërësishëm i termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Continue Reading

Kosovë

Kurti i propozon Abdixhikut takim për të mërkurën ose të enjten

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një letre zyrtare ka ftuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një takim në prag të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Në letrën e publikuar në media, si datë e mundshme e takimit është propozuar 9 përkatësisht data 10 prill.

“Me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç e dini edhe Presidentja e ka caktuar mbledhjen e parë të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datë 15 prill 2025.

Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00. Mirëpres përgjigjen tuaj për këtë takim”, shkruhet në letër.

Ende nuk dihet nëse Albin Kurti i ka dërguar të njëjtën letër edhe ndonjë subjekti tjetër parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Continue Reading

Kosovë

Arrestohen 12 aktivistë në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 12 aktivistë të grupit qytetarë “Asnji cent më shumë” të cilët mëngjesin e sotëm bllokuan dyert e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, në shenjë proteste kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

“ZRRE-ja është në bllokadë. Bllokimi do të vazhdojë deri në zotimin publik nga ZRRE se nuk do ta miratojë rritjen e çmimit të rrymës për 15%. Vetëm atëherë mund t’i kthehen punës”, thuhet në lajmërimin e kësaj iniciative në Facebook.

Përkundër kundërshtimeve të shumta, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka paralajmëruar mbajtjen e mbledhjes për vendimin mbi propozimin e shtrenjtimit të rrymës për 15%.

Në mesin e mbi 600 komenteve të dërguara në ZRRE, është theksuar se një shtrenjtim i tillë do të sillte barrë të madhe për qytetarët dhe ky veprim do të mund të shkaktonte valë të re inflacioni në vend, që njëkohësisht do të ndikonte drejtpërdrejt në rënien e fuqisë blerëse të qytetarëve.

Edhe në komentet e dërguara nga Zyra e Presidentes së Kosovës, është propozuar largimi i  TVSH-së prej 8 % nga faturat e energjisë elektrike, mirëmenaxhimi i shpenzimeve dhe i humbjeve, subvencionimi i energjisë, identifikimi i masave shtesë për obligimin e pagesës së faturave mujore në veri, dizajnimi dhe prezantimi i programit të shtyrjes së pagesave.

Continue Reading

Trending