Connect with us

Kosovë

Greva vazhdon por sindikata nuk e di sa punëtorë të administratës janë grevistë

Published

on

Greva e përgjithshme në vend ka hyrë në javën e katërt, e në këtë grevë përveç SBAShK-ut, janë edhe punëtorët e administratës publike. Megjithatë, në Sindikatën së Pavarur të Administratës të Kosovës, thonë se nuk e dinë se numrin e punëtorëve të administratës publike në nivel qendror dhe lokal që janë në grevë.

Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës, ka deklaruar për KosovaPress, se greva është duke vazhduar.

Gashi është shprehur se greva ka ardhur nga mosdëgjimi i kërkesave nga Qeveria për hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejt të Ligjit të pagave, plotësim-ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale dhe pagesë 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Sipas tij, nuk dihet numri i institucioneve lokale dhe atyre qendrore që kanë hyrë në grevë.

Numrin nuk e dimë për arsye se ju e dini që greva është vullnet i palëve, në këtë rast anëtarësisë së dy palëve dhe të tjerëve që konsiderojnë se iu kanë shkel të drejtat dhe pajtohen me kërkesat që i ka ngritur BSPK-ja, në raport me të drejtën e punës, kushtet e punës dhe aspektin material në këtë kontest kur kërkojnë paga më të mira”, tha ai.

Ndërkaq ka thënë se në grevë nuk janë edhe institucionet që janë të privuara nga organizimi i grevës.

Ka disa institucione, sipas ligjit të grevave janë të privuar nga organizimi i grevës, për arsye sepse ashtu e ka paraparë ligji dhe ne në këtë rast nuk kemi insistuar, siç janë policia, zjarrfikësit, shëndetësia, gardianët dhe të tjerët”, tha Gashi.

Ai shtoi se greva ka ardhur si pasojë e mosdëgjimit të kërkesave ndaj të punësuarave në sektorin publik.

Kjo grevë ka ardhur si rezultat i mosdëgjimit të kërkesave të drejta të të punësuarave në sektorin publik, pse jo edhe nga ai privat, pasi kemi edhe paralajmërime të sektorit privat, si rezultat i mosrealizimit të kërkesave dhe halleve, të cilat i kanë në këtë periudhë të keqe ekonomike”, ka shtuar Gashi.

Ai po ashtu tha se BSPK-ja e ka bërë të ditur se është e gatshme në çdo kohë për dialog me qeverinë.

BSPK-ja me kohë ka bërë të qartë se është çdo kohë, çdo ditë e gatshme që të dialogojë dhe sa më shpejtë të gjejmë një zgjidhje e cila do të na nxirrte nga një situatë, të cilën as ne vet nuk e parapëlqejmë, por sido të jetë është masë, e cila e ka dhënë ligji”, tha ai.

Më tej, Gashi është shprehur i shokuar në lidhje me rastin e ish kryetarit të shoqatës sindikale në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Ai kërkon nga ministria ta kthejë atë në vendin e punës, pasi sipas tij, një veprim i tillë nga ana e kësaj ministrie bie ndesh kryekëput me ligjin e organizimit sindikal.

Isha i shokuar, duke marrë parasysh që punëtori Agron Maloku, i cili ka qenë kryetar i shoqatës sindikale në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, pas fillimit të grevës është bërë një transferim pa vullnetin e tij nga kjo ministri dhe është dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë, dhe them se ky veprim është në kundërshtim komplet me ligjin mbi organizimin sindikal…8:57 Një veprim i tillë nga ana e kësaj ministrie bie ndesh kryekëput me ligjin e organizimit sindikal”, ka përfunduar Gashi.

Ferizaj

Vajza 10 vjeçare e plagosur me thikë në gjendje të rëndë shëndetësore

Published

on

Një vajzë 10-vjeçare, e plagosur pas sulmit me thikë në Ferizaj, është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në sallën e operimit në spitalin Emergjent të QKUK-së në Prishtinë.

Në sulmin me thikë pasditen e sotme, janë plagosur katër persona, përfshirë dy të mitura. Për këtë sulm është arrestuar një 59-vjeçar.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se në klinikë janë sjellë tre persona për t’u trajtuar, ndërsa dy janë në gjendje stabile e një në gjendje më të rëndë, transmeton Koha.net.

Continue Reading

Kosovë

Aktakuzë ndaj 26 policëve të dyshuar për marrje ryshfeti

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policorë që dyshohen për marrje ryshfeti.

Aktakuza në Gjykatën Themelore në Prishtinës u ngrit kundër pandehurve A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P.

 “Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale: ‘Marrja e ryshfetit’ “, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Continue Reading

Kosovë

Trump shpallet president i 47-të i SHBA-së

Published

on

Donald Trump është zgjedhur president i SHBA-së, duke shënuar një rikthim historik pas mandatit të tij të parë në vitin 2016. Kjo fitore e bën atë presidentin e parë në historinë amerikane që mban dy mandate jo të njëpasnjëshme, si presidenti i 45-të dhe i 47-të i SHBA-së.

Kandidati republikan siguroi një mbështetje të mjaftueshme nga votuesit amerikanë për të rikthyer udhëheqjen në Shtëpinë e Bardhë.

Trump përmbylli një nga fushatat më të polarizuara dhe të ndjekura nga afër në historinë e vendit, duke thirrur amerikanët të “bëjnë Amerikën të madhërishme sërish.”

Ky mandat i dytë historik pritet të sjellë ndryshime në fusha të rëndësishme, si ekonomia, politika e jashtme dhe emigracioni. Fitorja e tij tregon një ndryshim të mundshëm të kursit të SHBA-së në arenën ndërkombëtare, ku priten qëndrime të forta ndaj partnerëve dhe rivalëve globalë.

Reagimet ndërkombëtare për fitoren e Trump janë të shumta dhe të ndryshme. Disa liderë kanë shprehur urimet e tyre për presidentin e ri, ndërsa të tjerë janë shfaqur të kujdesshëm, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me SHBA-në në sfidat globale.

Trump, 78-vjeçar, hyn në histori si kandidati më i moshuar që ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Ai është i pari edhe për faktin që është përballur me disa procese gjyqësore dhe i pari ish-president që është ndëshkuar me dënim penal.

Continue Reading

Trending