Connect with us

Arsim

Jasharaj: Takimet me Qeverinë të jenë të hapura, nuk kemi çka të fshehim prej qytetarëve

Published

on

Janë bërë rreth tre javë që kur ka filluar greva në arsim. Pavarësisht që gjatë kësaj jave u zhvillua takim në mes Këshillit Grevist të BSPPK-së dhe Qeverinë, takimi doli të jetë i pa suksesshëm.

Sipas kryetarit të SBAShK-ut, Rrahaman Jasharaj në takim ka munguar serioziteti nga Qeveria. Ai tha se nuk është koha për tallje, porse Qeveria duhet të veprojë.

Jasharaj në një intervistë për KosovaPress ka komentuar edhe veprimin e disa mësimdhënësve, të cilët kanë filluar mësimin, duke thënë se secili mësimdhënës është i lirë të vendos nëse do të fillojë mësimi.

Kryetari i SBAShK-ut ka kërkuar nga Qeveria në rast se do të ketë takim, të jetë i hapur në prani të mediave, pasi sipas tij, takimeve të mbyllura po i humb serioziteti.

Unë do të insistoj nëse ndodhë ndonjë takim të jetë i hapur dhe të jenë të pranishme mediat me qëllim që ne nuk kemi asgjë të fshehim nga qytetarët dhe uroi që as pala tjetër. Përmes përmbajtjes nga takimi, opinioni saktë do të dinte kush ka seriozisht angazhimin që të dalim nga kjo situatë dhe kush po e përdor situatën për ta fajësuar palën tjetër, pra qytetarët me një takim të hapur do ta mësonin të vërtetën…  Takimet e mbyllura po shfrytëzohen nga pala tjetër për t’i nxjerr dy apo tre fjali dhe opinioni me marrë me të, dhe tash mu qel Facebook-at e ka vëlla e se ka vëlla, dhe po humb serioziteti i takimeve. Qeveria të ulet me ne, ta gjejë guximin që takimi të jetë i hapur para mediave”, theksoi Jasharaj.

Sipas Jasharajt, është ironike në këtë shekull ta detyrosh popullin të merret me deklaratën e Kurtit, se nëse është përdorë ose jo fjala vëlla gjatë takimit të mbajtur ditës së martë. Ai tha se çelësi i situatës është te Qeveria dhe jo te SBAShK-u.

Edhe pse kishte nga pala tjetër që e tërë përmbajtja e takimit, mos arritja e asnjë rezultatit për shkak të barrikadimit të qeverisë, ata u munduan që opinionit t’i hedhin një fjali. Është ironike që në këtë shekull ta detyrosh popullin të merret, a i kam thënë apo jo vëlla. Unë i kam thënë, por në kuptimin më të mirë, në kuadër të tekstit dhe jo ta nxjerr një fjali të tillë nga takimet…Nëse qeveria është vërtetë serioze, nuk është koha për tallje me fjalinë vëlla, është koha kur qeveria duhet të veprojë. Çelësi i situatës është te qeveria”, tha Jasharaj.

Po ashtu, ai tha se në çdo mbrëmje mbajnë takime me kryetarët e nivelit komunal për ta parë nga afër situatën dhe për ta dëgjuar zërin e anëtarësisë.

Më tej, Jasharaj shtoi se ka pasur tendencë të ndahen kërkesat mes SBAShK-ut dhe BSPK-së, mirëpo tha se kjo nuk është e vërtetë.

Sipas tij, mund të ketë ndikuar edhe vizita e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci në fillimin e mësimit të disa shkollave në Komunën e Gjakovës. Ai tha se është e drejtë e mësimdhënësve të vendosin nëse dëshirojnë të mbajnë mësim.

Kjo grevë po zgjat kogja, opinioni e di se kishte edhe presione kogja të mëdha, vizita sidomos nëpër komuna ku Vetëvendosja e ka pushtetin, mund të kemi ndonjë lëvizje, shembull Gjakova, por aty edhe ministrja Nagavci ka shkuar vazhdimisht, pastaj edhe Kusari Lila, d.m.th. këto gjëra mund t’iu ndodhin edhe komunave tjera dhe është e drejta e anëtarësisë, ne nuk kemi asnjë mekanizëm ndëshkues dhe nuk do ta bëjmë kurrë… Është fryma e demokracisë, njerëzit vendosin. Siç kanë vendosur për grevë, le të vendosin edhe ndryshe, është vullnet i tyre të cilin ne duhet ta respektojmë”, ka shtuar Jasharaj.

Bashkimi i Sindikatave te Pavarura të Kosovës nga data 25 gusht ka nisur grevën në sektorin publik në vend. Ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejtë të Ligjit të pagave, plotësim-ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale dhe pagës 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave. /kp/

Arsim

Të enjten në Ferizaj ndihmohen prindërit për aplikim për subvencionimin e librave

Published

on

Shumë prindër kanë pas telashe me aplikimin në E-Kosova për subvencionimin e librave për nxënës.

Sektori i Rinisë në Ferizaj njofton se të enjten e 31 gushtit do të ofroj ndihmë për prindërit në mënyrë që të aplikojnë për subvencionet.

Ndihma në aplikim organizohet në Galerinë e Arteve në Ferizaj nga ora 11:00 deri në ora 13:00.

Vullnetarët e këtij sektori janë ata që do të ndihmojnë prindërit në aplikim.

Postimi i plotë i Sektorit të Rinisë në Ferizaj:

Prinder te dashur nese ende keni nevoj per aplikim per suvencionimin e librave dhe po vazhdoni te keni veshtiresi teknike. Ne vullnetaret e Sektorit te Rinise/Qendres Rinore Eltion Isufi,Eris Shabani,Yll Reshani. Neser me date 31.08.2023 nga ora 11-13 ju ofrojm ndihmen tone teknike.

Continue Reading

Arsim

Në E-Kosova hapet platforma për subvencionimin e librave shkollorë

Published

on

/REL/Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë përmes platformës E-Kosova në këtë link.

Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”

Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.

Continue Reading

Arsim

Më shumë se gjysma e nxënësve ferizajas patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë vitin e kaluar

Published

on

Më shumë se gjysma e nxënësve që mbaruan klasën e nëntë më 2022 patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Arsimit të Ferizajt, 53.4% e këtyre nxënësve apo 896 nga ta patën rezultat negativ kurse 46.6% apo 780 nxënës patën rezultat pozitiv.

Më mirë në rezultate qëndrojnë maturantët ferizajas të cilët në afatin e parë rezultat pozitiv patën 77.8% e tyre e 22.2% patën rezultat negativ.

Edhe në afatin e gushtit, ku në provimin e maturës hynë 309 maturantë, 186 nga ta patën rezultat pozitiv kurse 123 negativ.

Continue Reading

Trending