Connect with us

Kosovë

Dhoma e Tregtisë kërkon që pushimi i lehonisë të mbulohet nga shteti

Published

on

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë përmes një shkresë drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Kryetarit të Kuvendit, Ministrit të Financave dhe Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka kërkuar që në buxhetin e vitit 2023 të parashihet mbështetje për gratë të cilat janë në Pushim të Lehonisë.

Në kërkesën e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës po ashtu theksohet se, kjo barrë duhet të largohet nga bizneset dhe njëkohësisht shteti të marrë përsipër pagesën 100% të Pushimit të Lehonisë në mënyrë që të kontribuojë në përkrahjen e drejtpërdrejt të bizneseve dhe në rritjen e punësimit të grave.

Lexoni më poshtë shkresën e plotë:

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, duke vlerësuar situatën në vend ka kohë që është duke ngritur si çështje të rëndësisë nacionale mos-mbulimin e Pushimit të Lehonisë nga ana e shtetit e për të cilën janë mbajtur takime të vazhdueshme me institucionet vendore, por fatkeqësisht situata ka mbetur edhe më tutje e pandryshueshme.

Në bazë të takimeve të vazhdueshme të zhvilluara me bizneset në terren rezulton se është barrë shumë e rëndë për bizneset që të paguhen dy paga për një vend pune, një për kompensimin e Pushimit të Lehonisë dhe paga tjetër për një punëtor që janë të detyruar ta marrin për të zëvendësuar atë që shkon në pushim. Kjo bëhet barrë shtesë për biznesin veçanërisht duke marrë parasysh gjendjen edhe ashtu të rëndë të të bërit biznes në vend, si rezultat i goditjes fillimisht nga pandemia COVID-19, më pas luftës në Ukrainë, problemeve me energjinë elektrike dhe ngritjes enorme të çmimeve të të gjithë artikujve.

Fakti që Pushimi i Lehonisë edhe më tutje mbetet barrë e biznesit për gjashtë muajt e parë dhe jo e shtetit ashtu siç është e rregulluar në vendet e rajonit, numri i grave të punësuara fatkeqësisht mbetet shumë i ulët, konkretisht nga 616.209 gra në moshë pune vetëm 98.756 janë të punësuara (Burimi Agjencia e Statistikave të Kosovës: Anketa e Fuqisë Punëtore TM2 2021, publikimi i fundit) 1.

Sipas të njëjtit burim, shkalla e punësimit në mesin e femrave në moshë pune është vetëm 16 %. Nga të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave, rezulton se 84 % e femrave në moshë pune janë të papunësuara.

Andaj, ky Ligji i cili mbetet në fuqi bënë që gratë të jenë të diskriminuara dhe të rrezikojnë që të punësohen, si pasojë që bizneset private nuk kanë mundësi që të mbajnë barrën e këtij pushimi andaj hezitojnë që të punësojnë gjininë femërore.

Ligji për Pushimin e Lehonisë, shihet si një instrument i rëndësishëm për të ndihmuar gratë në karrierë dhe çdo shoqëri ka për detyrë që të krijojë mekanizma, në mënyrë që të lehtësoj krijimin e një balanci mes planifikimit familjar e ngritjes së natalitetit në vend dhe krijimit të karrierës.

Për dallim nga Kosova që edhe më tutje ballafaqohemi me probleme të tilla, në vendet e rajonit kjo çështje është rregulluar tashmë përfshirë këtu Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë etj., ku barra e Pushimit të Lehonisë është 100% në përgjegjësinë e shtetit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Hapet vendkalimi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Published

on

Kosova dhe Maqedonia e Veriut përuruan sot pikëkalimin e përbashkët kufitar Han i Elezit – Bllacë, duke hequr kështu kontrollin dhe ndalesën e dyfishtë të qytetarëve të të dyja vendeve.

Tani, qytetarët do të kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës, ndërsa të dhënat e tyre do të shkëmbehen në kohë reale përmes një sistemi të përbashkët teknologjik. Policët kufitarë të të dyja shteteve do të punojnë në një pikë të përbashkët kontrolli.

Në një ceremoni ku morën pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski u tha se kontrolli i përbashkët kufitar do t’i zvogëlojë pritjet në kufi dhe do të ndikojë në rrije ekonomike mes dy vendeve.

Republika e Kosovës i ka tri pika zyrtare kufitare me Maqedoninë e Veriut, ndërsa kontrolli i përbashkët kufitar do të vlejë në dy prej tyre, përfshirë atë Glloboqicë – Jazhincë.

Continue Reading

Kosovë

Shtrenjtohet rryma, tarifat e reja nga 1 maji

Published

on

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale duke i hapur kështu rrugë shtrenjtimit të rrymës.

Në takimin e sotëm të këtij bordi nuk u bë e ditur përqindja e rritjes por ZRRE-ja tha se për këtë do të njoftojë ditëve në vijim derisa tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 maj.

Sipas Radio Evropa e Lirë, çmimi i rrymës do të rritet deri në 16 %.

Ndërkohë, nën moton “Asnjë cent më shumë”, në Prishtinë ka filluar protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Continue Reading

Kosovë

Rëndohet situata energjetike pas rënies së dy blloqeve të KEK-ut

Published

on

Prodhimi i energjisë elektrike në vend është rënduar ndjeshëm në 24 orët e fundit, pasi dy blloqe të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) janë ndalur për shkak të rrjedhjeve të ujit ndërsa dy të tjera tash e një kohë janë jashtë funksionit për shkak të mirëmbajtjes së planifikuar.

Në njoftimin e KEK-ut bëhet e ditur se Blloku A3 i Termocentralit “Kosova A” i cili prodhon rreth 120 MW është ndalur mbrëmë në mesnatë (08.04.2025, ora 23:59), si pasojë e problemeve të ndjeshme me humbje të ujit dhe ndalja e këtij blloku është bërë për të shmangur defekte më të mëdha.  

Kurse mëngjesin e sotëm për arsye të ngjashme është ndalur edhe blloku B2 i Termocentralit “Kosova B”, i cili prodhon rreth 250 MW por njëkohësisht edhe furnizon me ujë ngrohjen qendrore në Prishtinë.

Sipas KEK-ut, rikthimi në funksion i këtij blloku pritet të zgjasë rreth 48 orë.

Aktualisht në KEK janë duke u prodhuar vetëm 115 MW nga 900 MW sa është kapaciteti i tërësishëm i termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Continue Reading

Trending