Të enjten e 15 shtatorit banorët e Komunës së Ferizajt do të kenë mundësinë që të kontribuojnë në buxhetin e Komunës për vitin 2023.
Komuna e Ferizajt nga ora 10:00 organizon dëgjim publik rreth kësaj çështjeje, përcjell TV TEMA.
Komentet dhe sugjerimet qytetarët mund t’i dërgojnë edhe në email-at e bashkangjitura në njoftimin e institucionit.
Në këtë njoftim po ashtu thuhet se të dhënat për buxhetin 2023 gjenden në vegëzat e bashkangjitura.
Edhe pse në ato vegëza nuk janë të dhënat që pretendon Komuna se janë, qytetarët kanë mundësinë të japin idetë e tyre rreth planifikimeve buxhetore në këtë dëgjim publik.
Njoftimi i plotë i Komunës së Ferizajt:
Në bazë të nenit 68 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të Kosovës Nr.03/L-040,(“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008”), Statutit të Komunës së Ferizajt si dhe Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Ferizajt në bashkëpunim me Zyrën për Informim organizon:
Konsultim Publik
Qytetarë të nderuar të Komunës së Ferizajt, ju ftojmë që të merrni pjesë në dëgjimin publik për: Projekt-buxhetin e komunës së Ferizajt për vitin 2023.
Ky dëgjim publik, organizohet nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Xhavit Zariqi, bashkë me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) dhe Zyrën për Informim.
Dëgjimi publik do të mbahet më 15.09.2022 (e enjte) në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Ferizajt duke filluar nga ora 10:00.
Të drejt pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e Komunës së Ferizajt.
Njoftimin dhe të dhënat për buxhetin e vitit 2023, mund t’i gjeni të publikuara në ueb faqen zyrtare të komunës në vegëzën:
https://kk.rks-gov.net/ferizaj/
Njoftimin dhe të dhënat për buxhetin e vitit 2023, mund t’i gjeni të publikuara në Platformën e Konsultimeve Publike:
https://konsultimet.rks-gov.net/meetings.php…
Komentet dhe sugjerimet tuaja, mund t’i dërgoni deri më 15.09.2022 në orën 16:00, në e-mail-at:
Xhavit.zariqi@rks-gov.net
Info.ferizaj@rks-gov.net
Jeni të mirëseardhur!
Xhavit Zariqi
Kryesues i Kuvendit Komunal