Connect with us

Arsim

Kurti thotë se grevistëve u paraqiti tri oferta

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë takimit të sotëm me Këshillin Grevist ua ka paraqitur atyre tri oferta shtesë.

Mirëpo Kurti ka thënë në një konferencë për media se ndonëse Këshilli i premtoi atij se do t’i diskutonte ofertat në anëtarësinë, menjëherë pas takimit, ata thanë para mediave se greva do të vazhdojë.

Ne ua thamë edhe tri gjëra sot grevistëve për të cilët ata neve na premtuan që do ta pyesin anëtarësinë. Por sa dolëm nga takimi deklaruan për media që greva vazhdon, kur e pyeten anëtarësinë: oferta shtesë ishte kjo: do të jenë pjesë përmbajtjesore e diskutimeve publike për ligjin për pagat. Sepse diskutimet preliminare po përfundojnë. Dy të tjerat ishin që bashkërisht me BSPK-në do ta bëjmë reformën e sistemit pensionale duke e hequr atë pragun famëkeq prej 15 vjet përvojë punë dhe u zotuam që tek barnat esenciale do të shtojnë 10 milionë euro”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se problemi mes qeverisë dhe SBASHK-ut nuk është mungesa e dialogut.

“Nuk është e vërtetë që s’ka pasur komunikim e dialog. Problemi që kemi nuk është për shkak të mungesës së dialogut apo komunikimit. Në takim disa herë mu tha që le të dalim prej kësaj situate edhe ju edhe ne, edhe qeveria edhe SBASHK. Në situatë të vështirë nuk janë as SBASHK-u as Qeveria po arsimi. Nuk mund të zhvilloj diskutim social me preokupim proritar me përfaqësuesit e sindikatave”, ka shtuar Kurti.

Kryeministri e ka quajtur shantazh dhe kërkesë për bërje pazar, kërkesën prej 100 euro shtesë në pagë.

Kanë kërkuar 100 euro, ne kemi thënë 50, po o krejt o hiq. Nuk është e drejtë kjo lloj logjike e shantazhit dhe e bërjes pazar. Nuk bën pazare kryeministri dhe në pyetjen e tyre se qeveria ka para, sërish nuk e kanë ndjenjën e shtresave të cilat janë edhe më të varfra. Flasin për disa paga në nivelet përkatëse të tyre por në anën tjetër heshtnin të gjithë kur u thosha se i kemi më shumë se 100 mijë qytetarë që e kanë pagën më të ulët se paga minimale. Nuk do të duhej shtetit të shtantazhohet nga dikush që është më i zëshmi, dhe jo për kushtet re punës por për para. Unë dua që paga e mësimdhënësit të lidhet me nxënësit gjithnjë më të mençur e më të ditur që dalin çdo vit nga shkollat tona”, është shprehur ai.

Arsim

Të enjten në Ferizaj ndihmohen prindërit për aplikim për subvencionimin e librave

Published

on

Shumë prindër kanë pas telashe me aplikimin në E-Kosova për subvencionimin e librave për nxënës.

Sektori i Rinisë në Ferizaj njofton se të enjten e 31 gushtit do të ofroj ndihmë për prindërit në mënyrë që të aplikojnë për subvencionet.

Ndihma në aplikim organizohet në Galerinë e Arteve në Ferizaj nga ora 11:00 deri në ora 13:00.

Vullnetarët e këtij sektori janë ata që do të ndihmojnë prindërit në aplikim.

Postimi i plotë i Sektorit të Rinisë në Ferizaj:

Prinder te dashur nese ende keni nevoj per aplikim per suvencionimin e librave dhe po vazhdoni te keni veshtiresi teknike. Ne vullnetaret e Sektorit te Rinise/Qendres Rinore Eltion Isufi,Eris Shabani,Yll Reshani. Neser me date 31.08.2023 nga ora 11-13 ju ofrojm ndihmen tone teknike.

Continue Reading

Arsim

Në E-Kosova hapet platforma për subvencionimin e librave shkollorë

Published

on

/REL/Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë përmes platformës E-Kosova në këtë link.

Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”

Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.

Continue Reading

Arsim

Më shumë se gjysma e nxënësve ferizajas patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë vitin e kaluar

Published

on

Më shumë se gjysma e nxënësve që mbaruan klasën e nëntë më 2022 patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Arsimit të Ferizajt, 53.4% e këtyre nxënësve apo 896 nga ta patën rezultat negativ kurse 46.6% apo 780 nxënës patën rezultat pozitiv.

Më mirë në rezultate qëndrojnë maturantët ferizajas të cilët në afatin e parë rezultat pozitiv patën 77.8% e tyre e 22.2% patën rezultat negativ.

Edhe në afatin e gushtit, ku në provimin e maturës hynë 309 maturantë, 186 nga ta patën rezultat pozitiv kurse 123 negativ.

Continue Reading

Trending