Connect with us

Arsim

Këshilli i Prindërve kërkon të shpërndahen librat që fëmijët të mësojnë nga shtëpia

Published

on

Sistemi arsimor në Kosovë ka hyrë në javën e tretë të grevës së përgjithshme. Shkollat në vend nuk janë duke punuar si pasojë e kërkesës së sindikalistëve për grevë. Pavarësisht takimeve ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe dikastereve të tjera qeveritare me sindikatat, ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje, ndërsa Këshilli i Prindërve të Kosovës ka bërë thirrje që fëmijët të furnizohen me libra e të fillojë mësimi online.

Greva e përgjithshme në administratë dhe sistemin e arsimit po vazhdon, edhe pas takimeve që u zhvilluan në fundjavë për ndërprerjen e saj. Të dyja palët, sindikatat dhe qeveria kanë fajësuar njëra tjetrën për mos reflektim, ndërsa Këshilli i Prindërve të Kosovës ka dalë me disa propozime për fillimin e procesit mësimor. Kryetari i Këshillit, Jeton Demi, tha për Radio Kosovën se në situatën aktuale, kur fëmijët vazhdojnë ta kenë të pamundur vijimin e procesit mësimor, kanë kërkuar që të fillojë shpërndarja e librave, në mënyrë që të mësojnë nga shtëpia.

 “Kemi menduar që duhet të fillojë shpërndarja e librave nga sot, nëpër të gjitha shkollat e Kosovës dhe që të fillojë mësimi në distancë. Atë që e kemi bërë në kohën e pandemisë, të fillojmë ta bëjmë vetë me fëmijët tanë, në mënyrë që t’i shërbejmë sa do pak për t’i kthyer në realitetin e rregullave të shkollimit”, tha Demi.

Demi shpreson se prindërit do t’u përgjigjen këtyre kërkesave dhe të angazhohen për fëmijët e tyre.

 “Ne shpresojmë se do të ketë shkolla që do të fillojnë mësimin drejtpërdrejt në shkolla. Por, për sa kohë nuk kemi zgjidhje të tilla, ne kërkojmë nga prindërit që të organizohen që librat të shpërndahen përmes tyre te fëmijët. Po ashtu, kemi kërkuar që gjatë javës prindërit të organizohen e t’i dërgojnë fëmijët në shkollë në një orar të caktuar, për t’u takuar me shokë e shoqe, për të krijuar lidhjen e kthimin në normalitet”, tha ai

Ndërkohë, Radio Kosova ka kërkuar nga Ministria e Arsimit një përgjigje nëse është e mundur të realizohen kërkesat e prindërve për shpërndarjen e librave dhe fillimin e mësimit online, por Ministria ende nuk ka kthyer përgjigje.

Kurse, ministrja Arbërie Nagavci, përmes facebook-ut, ka shkruar se paralajmërimet për kushtëzimin e dialogut të mëtutjeshëm, si dhe ato për mos zëvendësimin e orëve të humbura, vetëm sa e ndërlikojnë situatën. Ajo ka kërkuar nga SBASHK-u që të reflektojë e ta ftojë anëtarësinë për t’iu kthyer punës, në mënyrë që të krijojmë atmosferë për vazhdimin e dialogut konstruktiv.

Ndërsa, Këshilli Grevist ka deklaruar se greva do të vazhdojë deri sa Qeveria nuk ulet në dialog me sindikatat dhe të realizohen kërkesat e tyre.

Arsim

Të enjten në Ferizaj ndihmohen prindërit për aplikim për subvencionimin e librave

Published

on

Shumë prindër kanë pas telashe me aplikimin në E-Kosova për subvencionimin e librave për nxënës.

Sektori i Rinisë në Ferizaj njofton se të enjten e 31 gushtit do të ofroj ndihmë për prindërit në mënyrë që të aplikojnë për subvencionet.

Ndihma në aplikim organizohet në Galerinë e Arteve në Ferizaj nga ora 11:00 deri në ora 13:00.

Vullnetarët e këtij sektori janë ata që do të ndihmojnë prindërit në aplikim.

Postimi i plotë i Sektorit të Rinisë në Ferizaj:

Prinder te dashur nese ende keni nevoj per aplikim per suvencionimin e librave dhe po vazhdoni te keni veshtiresi teknike. Ne vullnetaret e Sektorit te Rinise/Qendres Rinore Eltion Isufi,Eris Shabani,Yll Reshani. Neser me date 31.08.2023 nga ora 11-13 ju ofrojm ndihmen tone teknike.

Continue Reading

Arsim

Në E-Kosova hapet platforma për subvencionimin e librave shkollorë

Published

on

/REL/Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë përmes platformës E-Kosova në këtë link.

Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”

Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.

Continue Reading

Arsim

Më shumë se gjysma e nxënësve ferizajas patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë vitin e kaluar

Published

on

Më shumë se gjysma e nxënësve që mbaruan klasën e nëntë më 2022 patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Arsimit të Ferizajt, 53.4% e këtyre nxënësve apo 896 nga ta patën rezultat negativ kurse 46.6% apo 780 nxënës patën rezultat pozitiv.

Më mirë në rezultate qëndrojnë maturantët ferizajas të cilët në afatin e parë rezultat pozitiv patën 77.8% e tyre e 22.2% patën rezultat negativ.

Edhe në afatin e gushtit, ku në provimin e maturës hynë 309 maturantë, 186 nga ta patën rezultat pozitiv kurse 123 negativ.

Continue Reading

Trending