Connect with us

Ferizaj

Kryetari në shërbim të Komunës apo Komuna në shërbim të Kryetarit?

Published

on

Komuna e Ferizajt ka një faqe në facebook ku shpërndan njoftimet rreth punëve të Komunës dhe ngjarjeve që janë zhvilluar nga ky institucion.

Kjo faqe është mjaft aktive në facebook dhe informon qytetarët për thuajse çdo gjë që ndodh në Komunën e Ferizajt.

Me gjithë atë, në këtë faqe të Komunës vërehet edhe një aktivitet jo shumë i zakontë.

Kjo faqe e Komunës shpërndan çdo postim që bën kryetari i Komunës i zgjedhur me vota.

Më së miri kjo shihet në pamjet më poshtë ku shihet se faqja e Komunës i rri gati kryetarit dhe menjëherë punon që t’i rritet PR-i kryetarit.

Madje, faqja e Komunës i shpërndanë edhe postimet e kryetarit që nuk kanë të bëjnë fare me punën e tij zyrtare.

Nga ana tjetër, Kryetari i Ferizajt asnjëherë nuk ka shpërndarë postime të faqes së komunës por se ka postuar vet e Komuna e ka marr për përgjegjësi t’i rrij gati e ta rrisë shikueshmërinë e faqes së tij.

Për dallim nga faqeja gjeneroze e Komunës së Ferizajt, faqja në facebook e Komunës së Prishtinës nuk i shpërndan asnjë postim kryetarit Përparim Rama.

Kjo faqe postimet i bën vet rreth ngjarjeve që zhvillohen në Komunë.

Përparim Rama, në anën tjetër bën postime rreth takimeve që i ka e edhe vendimeve që merr si kryetar, por të njëjtat asnjëherë nuk shpërndahen nga faqja e Komunës.

Dallim nuk ka as në Komunën e dytë më të madhe për nga banorët në Kosovë, pra atë të Prizrenit.

Faqja në facebook e Komunës së Prizrenit poston vet rreth  ngjarjeve e takimeve të kryetarit të Komunës por nuk angazhohet për rritjen e PR-it të faqes së Shaqir Totajt.

Shaqir Totaj i Prizrenit bën postime edhe vet në faqen e tij, madje edhe për takimet e tij për të cilat ka shkruar faqja e Komunës, por as ai e as faqja e Komunës nuk i shpërndajnë postimet e njëri tjetrit.

Ka edhe raste të tjera që dallojnë nga Ferizaj, Prishtina e Prizreni.

Në komunën e Gjilanit, faqja e komunës i shpërndanë ndonjëherë postimet e kryetarit, por vetëm atëherë kur ka interes publik apo kur bëhet fjalë për punën zyrtare të Alban Hysenit.

Alban Hyseni shpesh poston edhe rreth punëve që bëhen në komunën e tij, por që faqja e Komunës nuk i rri prapa e t’ia shpërndajë postimin.

Nga të gjitha këto Komuna, anomalia është vetëm tek Komuna e Ferizajt ku faqja e Komunës i shërben kryetarit kurse në Komunat e tjera kjo nuk ndodh.

E gjitha kjo na shtyn drejt pyetjes legjitime a është kryetari që punon për Komunën apo Komuna punon për kryetarin?

Lexo edhe:

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending