Connect with us

Kosovë

Sektori privat i pakënaqur me pakon e Qeverisë

Published

on

Paralajmërimet e një pako të re për përballje me inflacionin nuk po e kënaq sektorin privat. Nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, thonë se kushtëzimi me pagesë të një pjese nga punëdhënësi është bërë për sy e faqe.

Ky kushtëzim, Jusuf Azemi nga kjo Sindikatë kërkon që të largohet dhe si i tillë të zëvendësohet me vetëm pagesë nga Qeveria.

 “Ne kemi menduar se ky program është i parealizueshëm dhe i kemi dërguar shkresë kryeministrit dhe ministrit të Financave që ne jemi të gatshëm t’i pranojmë vetëm 50 euro e juaja pasi që pronarët e kompanive jemi të bindur se nuk do ta bëjnë këtë dhe nëse nuk e tërheqin kushtëzimin unë them që e kanë bërë qëllimisht që këto mjete të mos shpërndahen”.

Sipas llogarisë që e kemi bërë ne për këtë ndarje që i kanë premtuar Qeveria e Kosovës i bie që duhet të ndahet për një muaj 10 milionë euro që do të thotë 30 milionë euro, por nëse nuk e heqin kushtëzimin e them me përgjegjësi se ato mjete t’i alokojnë diku tjetër pasi që pronarët nuk i obligon me asnjë vendim. Ne pranojmë që t’i marrim 50 euro, por kushtëzimi është i thirrur për dështim”.

Ne do të presim, por përderisa punëtorët e sektorit publik janë në grevë nuk do ta bëjmë këtë, por mund të ndodhë që në këtë gjendje të nxehtë nuk duam të gjuajmë benzinë në zjarr”, tha Azemi.

Përmes pakos për përballje me inflacionin, Qeveria e Kosovës do të ndajë nga 50 euro shtesë për të punësuarit në sektorin publik deri në fund të këtij viti fiskal, nga 100 euro shtesë për pensionistët në muajin shtator, 100 euro shtesë për punonjësit e ndërmarrjeve publike, dyfishim të asistencës sociale për një muaj dhe nga 100 euro për studentët për muajin nëntor.

Po ashtu, nga shtatori pritet të subvencionohet energjia elektrike për të gjithë ata që kursejnë. Do të subvencionohet për muajt në të cilët qytetarët do të shpenzojnë më pak në raport me muajt e njëjtë të vitit të shkuar.

Sipas pakos, do të ketë mbështetje edhe të bizneseve që rrisin pagat e punëtorëve “duke subvencionuar 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorë, maksimumi 100 euro për tre muajt e parë”.

Vlera totale e pakos arrin në 150 milionë euro./EO

Kosovë

Kurti i propozon Abdixhikut takim për të mërkurën ose të enjten

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një letre zyrtare ka ftuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një takim në prag të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Në letrën e publikuar në media, si datë e mundshme e takimit është propozuar 9 përkatësisht data 10 prill.

“Me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç e dini edhe Presidentja e ka caktuar mbledhjen e parë të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datë 15 prill 2025.

Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00. Mirëpres përgjigjen tuaj për këtë takim”, shkruhet në letër.

Ende nuk dihet nëse Albin Kurti i ka dërguar të njëjtën letër edhe ndonjë subjekti tjetër parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Continue Reading

Kosovë

Arrestohen 12 aktivistë në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 12 aktivistë të grupit qytetarë “Asnji cent më shumë” të cilët mëngjesin e sotëm bllokuan dyert e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, në shenjë proteste kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

“ZRRE-ja është në bllokadë. Bllokimi do të vazhdojë deri në zotimin publik nga ZRRE se nuk do ta miratojë rritjen e çmimit të rrymës për 15%. Vetëm atëherë mund t’i kthehen punës”, thuhet në lajmërimin e kësaj iniciative në Facebook.

Përkundër kundërshtimeve të shumta, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka paralajmëruar mbajtjen e mbledhjes për vendimin mbi propozimin e shtrenjtimit të rrymës për 15%.

Në mesin e mbi 600 komenteve të dërguara në ZRRE, është theksuar se një shtrenjtim i tillë do të sillte barrë të madhe për qytetarët dhe ky veprim do të mund të shkaktonte valë të re inflacioni në vend, që njëkohësisht do të ndikonte drejtpërdrejt në rënien e fuqisë blerëse të qytetarëve.

Edhe në komentet e dërguara nga Zyra e Presidentes së Kosovës, është propozuar largimi i  TVSH-së prej 8 % nga faturat e energjisë elektrike, mirëmenaxhimi i shpenzimeve dhe i humbjeve, subvencionimi i energjisë, identifikimi i masave shtesë për obligimin e pagesës së faturave mujore në veri, dizajnimi dhe prezantimi i programit të shtyrjes së pagesave.

Continue Reading

Kosovë

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës më 15 prill

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së re të Kuvendit më 15 prill 2025.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025 dhe në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025”, ka njoftuar Presidenca.

Continue Reading

Trending