Connect with us

Ferizaj

Policia gjen mbi 50 kilogramë drogë në Doganaj të Ferizajt

Published

on

Policia e Kosovës, saktësisht anti-droga ka gjetur drogë heroinë në Doganaj të Ferizajt.

Droga e gjetur ishte e ndarë në dy thasë me nga mbi 25 kilogramë, përcjell TV TEMA.

Sipas Policisë ky konfiskim i drogës ka ardhur si derivim i operacionit “Gropa” kur muaj më parë u arrestuan 15 persona.

Njoftimi nga Policia:

Operacioni “Gropa”i realizuar muaj më parë kishte vënë në pranga 15 persona, ishin konfiskuar 67.71  kg heroinë, ndërsa tani pas hetimeve intensive u zbuluan dhe konfiskuan edhe mbi 50 kg tjera heroinë

Prishtinë,  më 31 gusht 2022

Policia e Kosovës, drejtoria e antidrogës  njësia e DHTN-Ferizaj, më datë 23.05.2022 gjatë realizimit të operacionit të koduar “GROPA”  kishte arrestuar (15) persona të dyshuar prej tyre (6) shtetas turq dhe (9) shtetas kosovar, si dhe kishte konfiskuar (67.71  kg) narkotikë të llojit Heroinë.

Nga informacionet, hetimet dhe të gjitha veprimet e ndërmarra në teren, dyshohej se edhe mbi (50 kg) substancë bazë e Heroinës ( e papërpunuar ) fshihej nga të dyshuarit.

Lidhur me këtë, DHTN Ferizaj si rezultat i angazhimeve dhe analizimit të të gjitha të dhënave, përfshirë masat e fshehta dhe veprimet hetimore në teren, më 30.08.2022, ka vënë në zbatim planin taktik, i cili është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Sipas planit operacional janë realizuar dy kontrolle në fshatin Doganaj të Ferizajit, kontrolli i parë është kryer në një depo – punëtori, objekt përcjellës i shtëpisë së të dyshuarit V. N, ku   nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Ndërsa kontrolli i dytë është kryer në një shtëpi të pabanuar, e demoluar, ku gjatë kontrollit janë gjetur dy thasë najloni, në brendësi të të cilëve kishte thasë të letrës, të mbushur me substancë pluhur, ngjyrë kafe, e dyshuar për narkotikë të llojit Heroinë .

Thasët dhe substanca janë të ngjashëm me ato të konfiskuara më datë 23.05.2022, në operacionin e koduar “GROPA”. Në vendin e ngjarjes ka dal prokurori kompetent dhe Krim-teknika e regjionit Ferizaj, të cilët kanë bërë administrimin e provave, përfshirë nxjerrjen e gjurmëve të mundshme latente, ku pas marrjes së mostrave, testi fushor rezulton pozitiv në OPIAT  ( bazë e Heroinës) .

Në cilësinë të provave materiale, janë konfiskuar:

• Thes letre, ngjyrë kafe, e mbushur me substancë  pluhur , ngjyrë kafe, e dyshuar për Heroinë ( bazë e Heroinës ), me peshë 25.40 kg.

• Thes letre, ngjyrë kafe, e mbushur me substancë  pluhur, ngjyrë kafe, e dyshuar për Heroinë (bazë e Heroinës ), me peshë 25.50 kg.

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti

Published

on

Është ndarë nga jeta mjekja e mirënjohur ferizajase Dr. Rushe Ramadani Rushiti.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët dhe kolegët në rrjetin social Facebook.

Dr.Rrushja kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kurse specializimin për Obstetrikë-Gjinekologji e kreu në Tiranë.

Punën si mjeke e përgjithshme ajo e filloi në vitin 1984 në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Ferizaj kurse pas largimit nga puna nga organet e dhunshme serbe vazhdoi punën në maternitetin e improvizuar “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Pas çlirimit,  Dr.Rrushja vazhdoi punën në Spitalin e Ferizajt ku organizoi funksionalizimin e Repartit të Gjinekologjisë kurse vitet e fundit ishte angazhuar në poliklinën “Zeka” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për Dr. Rushe Ramadani Rushiti do të mbahet të shtunën (12 prill 2025), me fillim në ora 11:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending