Connect with us

Arsim

Greva vazhdon – Jasharaj: Mos i dërgoni fëmijët në shkollë të enjten

Published

on

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se të enjten në rrethana të zakonshme do të kishte fillim të vitit shkollor, por sipas tij, pasi po mungon dialogu me Qeverinë, prandaj punëtorët e arsimit do të jenë në grevë.

Ai u ka kërkuar falje prindërve, por ka shtuar se nuk ka zgjidhje tjetër.

Jasharaj ka thënë se për hir të sigurisë së nxënëseve, ata nuk duhet të dërgohen në shkolla.

Të gjithë duhet të ndikojnë që të kemi dialog në mënyrë që greva të zgjasë më pak. Tendenca për t’i frikësuar mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë të sektorit privat nuk i ndihmojnë situatës. Edhe Murati dhe Nagavci do duhej të jepnin ndonjë fjalë të mirë sepse me dialog zgjidhen të gjitha çështjet. Kemi harxhuar të gjitha mundësitë me shpresën që të gjitha do të zgjidhen”, ka thënë ai.

Ai thotë se kanë pritur dialog nga Qeveria, porse sipas tij, nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

Jasharaj ka thënë se Qeveria ka ende kohë që të bisedojë me sindikatat.

Ai ka thënë se kanë pasur takim edhe me prindërit dhe i kanë lutur që të kenë konsideratë.

Nëse kemi informacione që dikush në shkolla po tenton të ushtroj presion, do ta telefonojmë Policinë e Kosovës. Për ata që do të ushtrojnë presion, do të përgatisim kallëzime penale. Le të ofrojnë zgjedhje. Nxënësit nuk kanë çka të vijnë në shkollë. Grevën nuk po e bëjnë individët por është vullnet i shprehur nga punëtorët e arsimit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk mund të ulen pagat e mësimdhënësve për shkak të grevave.

Jasharaj ka thënë se nuk ka pasur tensione në takimin me prindërit.

Ai ka thënë se greva do të vazhdojë derisa Qeveria të mos ofrojë zgjedhje të pranueshme./Koha

Arsim

Të enjten në Ferizaj ndihmohen prindërit për aplikim për subvencionimin e librave

Published

on

Shumë prindër kanë pas telashe me aplikimin në E-Kosova për subvencionimin e librave për nxënës.

Sektori i Rinisë në Ferizaj njofton se të enjten e 31 gushtit do të ofroj ndihmë për prindërit në mënyrë që të aplikojnë për subvencionet.

Ndihma në aplikim organizohet në Galerinë e Arteve në Ferizaj nga ora 11:00 deri në ora 13:00.

Vullnetarët e këtij sektori janë ata që do të ndihmojnë prindërit në aplikim.

Postimi i plotë i Sektorit të Rinisë në Ferizaj:

Prinder te dashur nese ende keni nevoj per aplikim per suvencionimin e librave dhe po vazhdoni te keni veshtiresi teknike. Ne vullnetaret e Sektorit te Rinise/Qendres Rinore Eltion Isufi,Eris Shabani,Yll Reshani. Neser me date 31.08.2023 nga ora 11-13 ju ofrojm ndihmen tone teknike.

Continue Reading

Arsim

Në E-Kosova hapet platforma për subvencionimin e librave shkollorë

Published

on

/REL/Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë përmes platformës E-Kosova në këtë link.

Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”

Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.

Continue Reading

Arsim

Më shumë se gjysma e nxënësve ferizajas patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë vitin e kaluar

Published

on

Më shumë se gjysma e nxënësve që mbaruan klasën e nëntë më 2022 patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Arsimit të Ferizajt, 53.4% e këtyre nxënësve apo 896 nga ta patën rezultat negativ kurse 46.6% apo 780 nxënës patën rezultat pozitiv.

Më mirë në rezultate qëndrojnë maturantët ferizajas të cilët në afatin e parë rezultat pozitiv patën 77.8% e tyre e 22.2% patën rezultat negativ.

Edhe në afatin e gushtit, ku në provimin e maturës hynë 309 maturantë, 186 nga ta patën rezultat pozitiv kurse 123 negativ.

Continue Reading

Trending