Connect with us

Ferizaj

Drejtori i ATK-së thotë se këngëtarë me renome po deklarojnë të hyra vetëm 500 euro për një dasmë

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se shumë shpejt do të fillojë aktivitetin për të evidentuar aktivitetet për veprimtarinë gastronomi/hoteleri, këngëtar, si dhe sallonet e bukurisë në sezonin e verës.

Në një konferencë për medie të mërkurën, drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka thënë se kanë informata se shumë persona kanë deklaruar më pak se të hyrat në realitet.

Nga inspektimet që kemi bërë, ka rezultuar se sektori i gastronomisë është njëri ndër sektorët që bën rreziqe në mospërmbushje të obligimeve tatimore. Në kuadër të kësaj, ne fillimisht kemi filluar me inspektime në terren dhe njëkohësisht kemi siguruar fakte e informata të cilat e kompletojnë dosjen qoftë person fizik ose person afarist me ç’rast kemi ardhur në përfundim gjithnjë duke menduar që të minimizojmë çdo mundësi çdo mundësi biznes ose person fizik të shmang pagesat tatimore”, tha ai.“Kjo mospërputhje sigurisht se do të reflektojë me veprimet tona dhe pastaj pas afateve të rregullta ne do të jemi të detyruar që fillimisht të bëjmë krahasimin e tyre me të dhënat që ne i kemi, ne do të vazhdojmë me procedurat tona ndëshkimore”.

Murtezaj ka thënë se ka raste kur një këngëtar me emër ka deklaruar se në një ndejë apo dasmë ka fituar vetëm 400-500 euro, por në fakt dihet se fitimet në ngjarje të tilla mund të shkojnë deri 10 mijë euro. Ai ka thënë se ka edhe këngëtarë që kanë deklaruar saktë./Koha

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending