Connect with us

Kosovë

Nesër Akademi Solemne në kujtim të Shën Nënë Terezës

Published

on

Nesër bëhen 25 vite nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes dhe të bekuarës së Vatikanit, Shën Nënë Tereza.

Nënë Tereza, emri i plotë i së cilës është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup.

Ajo ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Shën Nënë Tereza ka ndërruar jetë më 5 shtator të vitit 1997, në Kalkutë të Indisë.

Ipeshkvia e Kosovës nesër do të organizojë Akademi Solemne në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, e cila do të mbahet në Qendrën “BogdaniPolis”, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Me këtë akademi zyrtarisht hapen ditët e Nënë Terezës që sivjet koincidon me 25-vjetorin e kalimit në amshim të saj. /kp

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Rëndohet situata energjetike pas rënies së dy blloqeve të KEK-ut

Published

on

Prodhimi i energjisë elektrike në vend është rënduar ndjeshëm në 24 orët e fundit, pasi dy blloqe të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) janë ndalur për shkak të rrjedhjeve të ujit ndërsa dy të tjera tash e një kohë janë jashtë funksionit për shkak të mirëmbajtjes së planifikuar.

Në njoftimin e KEK-ut bëhet e ditur se Blloku A3 i Termocentralit “Kosova A” i cili prodhon rreth 120 MW është ndalur mbrëmë në mesnatë (08.04.2025, ora 23:59), si pasojë e problemeve të ndjeshme me humbje të ujit dhe ndalja e këtij blloku është bërë për të shmangur defekte më të mëdha.  

Kurse mëngjesin e sotëm për arsye të ngjashme është ndalur edhe blloku B2 i Termocentralit “Kosova B”, i cili prodhon rreth 250 MW por njëkohësisht edhe furnizon me ujë ngrohjen qendrore në Prishtinë.

Sipas KEK-ut, rikthimi në funksion i këtij blloku pritet të zgjasë rreth 48 orë.

Aktualisht në KEK janë duke u prodhuar vetëm 115 MW nga 900 MW sa është kapaciteti i tërësishëm i termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Continue Reading

Kosovë

Kurti i propozon Abdixhikut takim për të mërkurën ose të enjten

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një letre zyrtare ka ftuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një takim në prag të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Në letrën e publikuar në media, si datë e mundshme e takimit është propozuar 9 përkatësisht data 10 prill.

“Me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç e dini edhe Presidentja e ka caktuar mbledhjen e parë të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datë 15 prill 2025.

Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00. Mirëpres përgjigjen tuaj për këtë takim”, shkruhet në letër.

Ende nuk dihet nëse Albin Kurti i ka dërguar të njëjtën letër edhe ndonjë subjekti tjetër parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Continue Reading

Kosovë

Arrestohen 12 aktivistë në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 12 aktivistë të grupit qytetarë “Asnji cent më shumë” të cilët mëngjesin e sotëm bllokuan dyert e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, në shenjë proteste kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

“ZRRE-ja është në bllokadë. Bllokimi do të vazhdojë deri në zotimin publik nga ZRRE se nuk do ta miratojë rritjen e çmimit të rrymës për 15%. Vetëm atëherë mund t’i kthehen punës”, thuhet në lajmërimin e kësaj iniciative në Facebook.

Përkundër kundërshtimeve të shumta, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka paralajmëruar mbajtjen e mbledhjes për vendimin mbi propozimin e shtrenjtimit të rrymës për 15%.

Në mesin e mbi 600 komenteve të dërguara në ZRRE, është theksuar se një shtrenjtim i tillë do të sillte barrë të madhe për qytetarët dhe ky veprim do të mund të shkaktonte valë të re inflacioni në vend, që njëkohësisht do të ndikonte drejtpërdrejt në rënien e fuqisë blerëse të qytetarëve.

Edhe në komentet e dërguara nga Zyra e Presidentes së Kosovës, është propozuar largimi i  TVSH-së prej 8 % nga faturat e energjisë elektrike, mirëmenaxhimi i shpenzimeve dhe i humbjeve, subvencionimi i energjisë, identifikimi i masave shtesë për obligimin e pagesës së faturave mujore në veri, dizajnimi dhe prezantimi i programit të shtyrjes së pagesave.

Continue Reading

Trending