Connect with us

Ferizaj

“Kosovarja Këndon” e “Ferfilm” mbesin pa mbështetje nga Ministria e Kulturës

Published

on

Festivali i Filmit “Ferfim” dhe Festivali “Kosovarja Këndon” kanë mbetur pa mbështetja financiare nga Ministria e Kulturës.

Faqja në facebook “Kultura Ferizaj”, thotë se edhe Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi” dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” po ashtu nuk janë financuar, përcjell TV TEMA.

Sipas kësaj faqe që administrohet nga zyrtarë të Drejtorisë së Kulturës në Ferizaj, këto manifestime do të mbahen pavarësisht mungesës së mbështetjes nga MKRS.

Njoftimi i plotë i “Kultura Ferizaj”:

Mbase nëse jo si reagim, por të paktën sa për të njoftuar opinonin e gjërë kulturor;

Sivjet kultura në Ferizaj shënon dy jublile shumë të rëndësishëm kulturor

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Ferfilm”– Edicioni i 10-të

Festivali “Kosovarja Këndon” – Edicioni i 50-të

Asnjëra as tjetra nuk u gjetën në listën e përfituesëve nga fondet që ndau Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Mos të flasim për Shaf Zef Kolombi Ferizaj “Zef Kolombi”, AKV “Kastriotët”, e shumë grupe të tjera kulturore që me dekata zhvillojnë aktivitete.

Natyrisht se që të dyja këto manifestime, sikur të tjerat do të mbahen në mënyren më të dinjitetshme, por e pranojmë se vështirësitë do të jenë të pa evitueshme.

Shëndet e me të mira!

Galeria E Arteve Ferizaj.

Kultura Ferizaj

Teatri Adriana – Ferizaj

Muzeu i Qytetit – Ferizaj

Komuna E Ferizajt

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Prokuroria në Ferizaj do të mbajë konferencë për media për rastin e vrasjes të Muhamed Likës

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se do të mbajë sot konferencë për media për rastin e vrasjes të rreshterit të Policisë së Kosovës në Kaçanik, Muhamed Lika.

Konferenca do të mbahet nga ora 14:30, në objektin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

“Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z.Burim Çerkini, prokurori i çështjes z.Ismet Rrahmani, si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, është vrarë në orët e vona të 1 prillit, në hyrje të banesës së tij në Kaçanik.

Ceremonia e varrimit e të ndjerit do të mbahet pas orës 17:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik, njoftuan familjarët përmes rrjeteve sociale.

Continue Reading

Trending