Connect with us

Arbëri

Koloneli Demiraj nga Shqipëria i reagon Vuçiqit: Do përfundoni edhe më keq se në vitet 1998-99

Published

on

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Dritan Demiraj ka reaguar sot ndaj deklaratës së Presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili i kërkojë NATO-s të bëjë detyrën e saj në Kosovë, përndryshe ai deklaroi se Serbia do të ndërhyjë për të mbrojtur pakicat e saj në veri.

Në një reagim në Facebook, Demiraj e konsideroi këtë deklaratë si ironike dhe qesharake.

Ish-Drejtuesi i Komandove Shqiptare në Afganistan, Kolonel Demiraj e ka quajtur Presidentin e Serbisë “burrec” duke shtuar se qëllimet e tij destabilizuese nuk do të realizohen.

Provojeni po jua mbajti dhe shikoni se ku do përfundoni edhe më keq se në vitet 1998-99”, ka thënë Demiraj, duke shtuar se është e papranueshme qasja e Bashkimit Evropian duke vazhduar përkëdheljen e Serbisë me qëllim distancimin nga Rusia, “por ata duhet ta kenë të qartë që kjo nuk ka për të ndodhur asnjëherë.”

Demiraj i ka bërë thirrje qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës për unifikimin e qëndrimeve për mbrojtje të përbashkët kombëtare.

Kohë për teatër dhe propagandë nuk ka. Të dy qeveritë tona duhet të përgatisin dhe firmosin sa më shpejtë traktatin e mbrojtjes se përbashkët në drejtim të unifikimit të qëndrimeve të mbrojtjes kombëtare së bashku me Republikën e Dardanisë”, ka thënë koloneli.

Në gjykimin tim kërcënimet e shfaqura javëve të fundit nga Vuçiq, nuk janë asgjë tjetër me shumë se sa vazhdimi i një plani të qartë 20 vjeçar, ku vetëm përgjatë kufirit me Dardaninë, janë ndërtuar, kompletuar dhe dislokuar me efektiv të plotë 48 baza operacionale ushtarake”, ka shtuar Demiraj, përcjell telegrafi.

28 nga keto baza i përkasin forcave të armatosura të ushtrisë serbe, ndërsa 20 të tjera janë pjesë e organikës së xhandarmërisë serbe. Këto baza kanë filluar të ndërtohen që nga muaji gusht 2001 dhe ma pas janë fortifikuar, kompletuar me efektiv të stërvitur dhe të komplëtuar me armatimet më moderne të këmbësorisë, me aparatura moderne zbulimi, vëzhgimi dhe të luftës elektronike nën asistencën teknike, informative dhe teknologjike ë shërbimeve ë specializuara sekrete të Federates Ruse si shërbimi sekret ushtarak GRU, shërbimi i zbulimit te huaj SVR, FSB por jo vetëm”, ka theksuar koloneli.

“Këto kërcënime intensifikohen në çdo rast kur qeveria e Dardanisë dhe Albin Kurti kërkon zbatimin e reciprocitetit, duke bërë që Vuçiq, Vulin, Stefanoviç dhe strukturat e tyre kriminale ne veri te vendit aktivizohen per prishjen e rendit dhe ë sigurisë publike me Dardaninë e Veriut”, ka theksuar ish-ministri.

Por më keq së kaq, ata kërcënojnë haptazi se do të ndërhyjnë me ushtrinë e tyre të “fortë” për të mos lejuar vrasjen e serbeve nga shqiptarët në veri të vendit. Sa qesharake! Ata që kanë shkaktuar tri luftëra dhe gjenocid në Ballkan, ata që kane vrarë mijëra civile, kanë përdhunuar mijëra gra dhe vajza, kanë shpërngulur rreth 1 milionë qytetarë dhe kanë shkatërruar dhjetëra mijëra banesa. Edhe kush ish-ministri i propagandës se kasapit te Ballkanit Sllobodan Milosheviç, Aleksander Vuçiq së bashku me ‘këlyshin’ e Putinit në Ballkan Alexander Vulin”, ka thënë në postimin e tij Demiraj.

Arbëri

Në Tiranë arrestohen dy shtetas të Kosovës, dyshohen për trafikim të armëve

Published

on

Policia e Shqipërisë ka arrestuar në Tiranë dy shtetas të Kosovës, nën dyshimin për trafikim të armëve me vlerë rreth10 mijë euro.

Në njoftimin e policisë shqiptare thuhet se të dyshuarit, A. P., 23 vjeç dhe K. P., 53 vjeç, të dy banues në Kosovë,  janë arrestuar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”,  nga njësiti për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. P. dhe K. P., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë. 

Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë derisa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,” thuhet mes tjerash në njoftim.

Continue Reading

Arbëri

Arrestohet  kryetari Bashkisë së Tiranës,  Erion Veliaj

Published

on

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar mesditën e sotme me urdhër të SPAK.

Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme po kryente hetime lidhur me disa akuza, si shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash.

Ndaj Veliajt është miratuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Gjithashtu mësohet se Gjykata ka miratuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxaj. Zyrtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer disa herë kontrolle në ambientet e biznesit të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe vëllait të tij, Arbi Veliaj, transmeton A2CNN.

Continue Reading

Arbëri

Vdes një alpinist bullgar në Majën e Jezercës

Published

on

Një bjeshkatar nga Bullgaria, humbi jetën në afërsi të “Majës së Jezercës” në Shqipëri.

Viktima u gjet pa shenja jete nga ekipi i kërkim-shpëtimit të policisë së Shqipërisë, një ditë pas raportimit se ai dhe një bashkëkombës i tij, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë.

Dyshohet se gjatë ecjes bjeshkatare, 32 vjeçari kishte rrëshqitur nga një lartësi dhe si pasojë e ka humbur jetën.

“Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë, i cili do të transportohet me helikopter, drejt morgut. Turisti tjetër është larguar drejt Malit të Zi, në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë së Shqipërisë.

Ky është rasti i dytë i vdekjes tragjike në këtë shteg brenda pak muajve, pasi më 30 mars, këtu humbi jetën edhe një bjeshkatare 43 vjeçare nga Kroacia.

Ndryshe, “Maja e Jezercës” është maja më e lartë e Bjeshkëve të Nemuna, e dyta më e larta në Shqipëri, me lartësi 2,694 metra mbi nivelin e detit. Nga bjeshkatarët alpinistë, shtegu drejt kësaj maje konsiderohet me rrezikshmëri të lartë, sidomos gjatë sezonit të dimrit.

Continue Reading

Trending