Connect with us

Ferizaj

Lojtarët e FC Ferizaj të përgatitur për Prishtinën, nesër ndeshja e parë si vendas pas rikthimit në Superligë

Published

on

Klubi i Futbollit Ferizaj sot ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes së të dieles kundër klubit FC Prishtina në ora 17:00.

 Trajneri i Ferizajt, Arbnor Morina thotë se kjo ndeshje e ka peshën si çdo ndeshje tjetër.

Kemi me lujtë me një klub mjaft të komponuar dhe me traditë por edhe ne nuk jemi mbrapa. Loja e parë kah aan e rezultatit ka qenë e mangët por kah angazhimi dhe loja ka qenë mirë. Besoj që djemt do na bëjnë krenar dhe me u gëzu sepse kanë stërvitë mirë dhe nesër është sportive me besu që kemi me u paraqitë mirë dhe me pas rezultat pozitiv“, deklaroi trajneri Morina.

Drejtori sportiv i Ferizajt, Agron Selmani thotë se ndeshja e parë vendas e klubit në Superligë kundër Prishtinës ka rëndësi të madhe.

Klubi jonë i ka marrë të gjitha masat që organizimi të shkojë mirë dhe e presim të përgatitur ndeshjen. Presim një vijueshmëri të tifozëve dhe pak a shumë se do prezantohemi në format më ndryshe. Nesër është ditë feste në qytetin tonë dhe shpresojmë që tifozët të marrin pjesë. Kemi datë festive pa e paragjyku rezultatin“, thotë Selmani.

Kapiteni i FC Ferizajt, Florim Berisha thotë se gjatë javës punuan shumë dhe janë mobilizuar në maksimum.

Prishtina është ekip me traditë dhe gjatë javës kemi marrë masa se si do të luajmë dhe jemi në maksimum të përgatitur për këtë ndeshje“, deklaroi kapiteni Berisha.

Edhe sulmuesi Astrit Fazliu në konferencë u shpreh se ndeshja me Prishtinën është e fortë por kanë punuar gjatë tërë javës për të.

Shpresoj që nesër ta vëmë në pah punën tonë dhe të jemi në ditën tonë më të mirë dhe të arrijmë trepikëshin e parë sepse në çdo ndeshje hyjmë për fitore por pasi që e kemi lojën e parë si vendas në Superligë të gjithë do përkushtohemi maksimalisht për trepikëshin” u shpreh Fazliu.

Për këtë ndeshje tifo grupi i Ferizajt, Ultras Ujqit kanë lajmëruar se nuk do të marrin pjesë, siç thonë ata për shkak të mosmarrëveshjeve me klubin.

Ferizaj

Të shtunën disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Published

on

Të shtunën (05.04.2025) disa fshatra të regjionit të Ferizajt do të përballen me ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike, si pjesë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas njoftimit nga KEDS, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:30 deri në 14:30 dhe do të prekë fshatrat Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajincë, Semajë, Prushaj dhe Sllatinë si dhe disa biznese private në këto zona.

Ndërhyrja teknike përfshin ndërrimin e shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimin e përçuesve dhe pastrimin e trasesë për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit elektrik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona për vjedhjen në Dremjak të Ferizajt

Published

on

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të moshës së mitur të cilët ishin në kërkim për vjedhje të kryer në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt. Kështu numri i të arrestuarve për këtë vjedhje arrin në 5, pasi më 31 mars ishin arrestuar në flagrancë 3 të dyshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se më 1 prill, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, ka kryer bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.

Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar dy të dyshuarit e fundit: E.H., 16 vjeç dhe V.L., poashtu 16 vjeç derisa mԯ herët janë arrestuar edhe A.H., 24 vjeç, A.H., 20 vjeç dhe E.S., 16 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Prokuroria në Ferizaj do të mbajë konferencë për media për rastin e vrasjes të Muhamed Likës

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se do të mbajë sot konferencë për media për rastin e vrasjes të rreshterit të Policisë së Kosovës në Kaçanik, Muhamed Lika.

Konferenca do të mbahet nga ora 14:30, në objektin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

“Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z.Burim Çerkini, prokurori i çështjes z.Ismet Rrahmani, si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, është vrarë në orët e vona të 1 prillit, në hyrje të banesës së tij në Kaçanik.

Ceremonia e varrimit e të ndjerit do të mbahet pas orës 17:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik, njoftuan familjarët përmes rrjeteve sociale.

Continue Reading

Trending