Policia Rajonale e Ferizajt njofton se sot rreth orë 10:30 ka arrestuar një 22 vjeçar në Ferizaj.
F.K ishte i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata e Ferizajt për veprën penale “’Posedim i pa auotorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, përcjell TV TEMA.
Ai është i denuar me 90 ditë burgim dhe u dërgua në vuajtje të denimit.
Raporti i plotë i Policisë:
Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj
Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 10:30 në rrugën “Motrat Qiriazi” në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet F.A (M/K), i moshës 22 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Posedim i pa auotorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ’’ me dënim burgimi prej nëntëdhjetë (90) ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.