Connect with us

Kosovë

KEK-u hap ankand për shitjen e qymyrit

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka hapur ankand për shitjen e 100 mijë tonëve qymyr.

Çmimi minimal i pritur nga KEK-u për shitjen e një toni qymyr është 29 euro ndërsa ankandi do të jetë i hapur deri më 5 shtator.

Vlera që KEK parashikon të përfitojë përmes shitjes së qymyrit është mbi 3 milionë euro. 

KEK-u kishte shitur rreth 300 mijë ton qymyr edhe në qershorin e vitit të kaluar. Në atë kohë, çmimi për një ton qymyr kishte qenë dyfish më pak, 14 euro.

Në kohën kur një ton qymyr ishte shitur për 14 euro, (qershor 2021) çmimi mesatar i energjisë në bursën hungareze ka qenë 78 euro për një megavat për orë.

Ndërsa akutalisht çmimi në bursën hungareze është 500 euro për nje megavat orë apo gjashtë herë më shtrenjtë. KEK-u në ankandin e hapur për shitjen e qymyrit ka vendosur çmimin minimal prej 29 euro ose rreth 100% më shtrenjtë se që e ka shitur qymyrin vitin e kaluar.

Çmimi minimal nuk është çmimi përfundimtar i shitjes por vetëm pragu nën të cilin Korporata Energjetike e Kosovës nuk e shet qymyrin. Ndërsa sipas dosjes së tenderit, kontrata do t’i jepet atij që oferton me çmimin më shtrenjtë.

Në ftesën e KEK-ut për ofertim theksohet se blerësit nuk do t’i lejohet rishitja e qymyrit brenda Kosovës përveç në rastet kur ka leje adekuate. Po ashtu aty thuhet se gjatë procesit të djegies duhet të bëj shkarkimin e kontrolluar në ajër sipas niveleve te lejuara.

Afati përfundimtar për realizmin e kontratës është 60 ditë kalendarike nga fillimi implementimit të kontratës./Kallxo

Ferizaj

Vajza 10 vjeçare e plagosur me thikë në gjendje të rëndë shëndetësore

Published

on

Një vajzë 10-vjeçare, e plagosur pas sulmit me thikë në Ferizaj, është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në sallën e operimit në spitalin Emergjent të QKUK-së në Prishtinë.

Në sulmin me thikë pasditen e sotme, janë plagosur katër persona, përfshirë dy të mitura. Për këtë sulm është arrestuar një 59-vjeçar.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se në klinikë janë sjellë tre persona për t’u trajtuar, ndërsa dy janë në gjendje stabile e një në gjendje më të rëndë, transmeton Koha.net.

Continue Reading

Kosovë

Aktakuzë ndaj 26 policëve të dyshuar për marrje ryshfeti

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policorë që dyshohen për marrje ryshfeti.

Aktakuza në Gjykatën Themelore në Prishtinës u ngrit kundër pandehurve A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P.

 “Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale: ‘Marrja e ryshfetit’ “, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Continue Reading

Kosovë

Trump shpallet president i 47-të i SHBA-së

Published

on

Donald Trump është zgjedhur president i SHBA-së, duke shënuar një rikthim historik pas mandatit të tij të parë në vitin 2016. Kjo fitore e bën atë presidentin e parë në historinë amerikane që mban dy mandate jo të njëpasnjëshme, si presidenti i 45-të dhe i 47-të i SHBA-së.

Kandidati republikan siguroi një mbështetje të mjaftueshme nga votuesit amerikanë për të rikthyer udhëheqjen në Shtëpinë e Bardhë.

Trump përmbylli një nga fushatat më të polarizuara dhe të ndjekura nga afër në historinë e vendit, duke thirrur amerikanët të “bëjnë Amerikën të madhërishme sërish.”

Ky mandat i dytë historik pritet të sjellë ndryshime në fusha të rëndësishme, si ekonomia, politika e jashtme dhe emigracioni. Fitorja e tij tregon një ndryshim të mundshëm të kursit të SHBA-së në arenën ndërkombëtare, ku priten qëndrime të forta ndaj partnerëve dhe rivalëve globalë.

Reagimet ndërkombëtare për fitoren e Trump janë të shumta dhe të ndryshme. Disa liderë kanë shprehur urimet e tyre për presidentin e ri, ndërsa të tjerë janë shfaqur të kujdesshëm, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me SHBA-në në sfidat globale.

Trump, 78-vjeçar, hyn në histori si kandidati më i moshuar që ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Ai është i pari edhe për faktin që është përballur me disa procese gjyqësore dhe i pari ish-president që është ndëshkuar me dënim penal.

Continue Reading

Trending