Connect with us

Kosovë

Reduktimet e rrymës – Ministria e Ekonomisë: Po mirren hapa që t’i kthehemi normalitetit

Published

on

Ministria e Ekonomisë ka reaguar pas njoftimit për reduktime të rrymës.

Kjo Ministri thotë se prodhimi ditor i KEK është 507MWh, ndërsa kërkesa për konsum 750MWH, përcjell TV TEMA.

Në njoftim thuhet se po monitorohet puna e akterëve të furnizimit me energji dhe po mirren hapa që furnizimi t’i kthehet normalitetit.

Ne jemi duke bërë gati masat jo vetëm për furnizim të rregullt, por veçanërisht për të ndërprerë përdorimin e paautorizuar të energjisë elektrike, pra humbjet nga vjedhjet. Këto humbje vazhdojnë të jenë shumë të larta e për të cilat kompania dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur rezultate. Tutje, Qeveria do të marrë masa për çështjen e ngrohjes gjatë muajve në vijim për të ndihmuar qytetarët. Prandaj, të gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit, të cilët janë duke planifikuar të bëjnë investime në sistemet e tyre të ngrohjes, ftohen e rikujtohen që t’i ndërrojnë ato nga energjia elektrike në forma të tjera të burimit të energjisë.“, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Kjo Ministri informon se vetëm Kosova B2 është në remont dhe kthehet në prodhim më 26 gusht.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Ekonomisë:

Ditën e sotme qytetarët janë njoftuar për ndërprerje të energjisë elektrike në orare të caktuara nga KEDS/KESCO.

Për situatën e krijuar duam të ju njoftojmë si në vijim:

Prodhimi ditor i Korporatës Elektroenergjitike të Kosovës (KEK) është rreth 507 MWh.

Kërkesa për konsum është deri në 750 MWh.

Çmimi në bursën Hungareze (HUPX) është rreth 430 euro për MWh.

Humbjet komerciale (të shkaktuara nga vjedhjet) dhe teknike të Kompanisë KEDS janë 19%. Këto humbje ende mbulohen nga të gjithë, pra prodhimi ose importi, jo nga vet KEDS-i.

Institucionet përgjegjëse që monitorojnë punën e akterëve të furnizimit me energji, janë duke marrë të gjitha hapat që furnizimi me energji elektrike t’i kthehet normalitetit.

Kriza energjetike ka kapluar Evropën, siç kemi paralajmëruar me rastin e shpalljes së gjendjes emergjente në furnizimin me energji elektrike. Është me rëndësi që secila e secili prej nesh të kemi kujdes dhe të kursejmë shpenzimin e energjisë elektrike gjatë gjithë ditës. Kursimi i vogël individual do ta lehtësonte tejet shumë furnizimin me energji elektrike, si dhe to të lehtësonte vështirësitë të mëdha që po kalon dhe do të kalojë vendi.

Ne jemi duke bërë gati masat jo vetëm për furnizim të rregullt, por veçanërisht për të ndërprerë përdorimin e paautorizuar të energjisë elektrike, pra humbjet nga vjedhjet. Këto humbje vazhdojnë të jenë shumë të larta e për të cilat kompania dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur rezultate.

Askush, e aq më pak qytetarët dhe buxheti i vendit, nuk duhet të paguajnë çmimin e lartë të importit për ata që tolerohen të vjedhin energji. Prandaj, në këto kushte Qeveria, me mjetet dhe kompetencat e saj, do të ndërhyjë për ta minimizuar deri në ndalje të plotë këtë dukuri, pa asnjë kompromis.

Tutje, Qeveria do të marrë masa për çështjen e ngrohjes gjatë muajve në vijim për të ndihmuar qytetarët. Prandaj, të gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit, të cilët janë duke planifikuar të bëjnë investime në sistemet e tyre të ngrohjes, ftohen e rikujtohen që t’i ndërrojnë ato nga energjia elektrike në forma të tjera të burimit të energjisë.

Po ashtu ju njoftojmë dhe me të dhënat nga Korporata Elektroenergjitike e Kosovës si më poshtë:

Kosova A – A3 dhe A4 janë në prodhim;

Kosova B – B1 është përfunduar remonti dhe është në prodhim; B2 remonti ka filluar dhe do të përfundojë më 26 gusht 2022.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Rëndohet situata energjetike pas rënies së dy blloqeve të KEK-ut

Published

on

Prodhimi i energjisë elektrike në vend është rënduar ndjeshëm në 24 orët e fundit, pasi dy blloqe të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) janë ndalur për shkak të rrjedhjeve të ujit ndërsa dy të tjera tash e një kohë janë jashtë funksionit për shkak të mirëmbajtjes së planifikuar.

Në njoftimin e KEK-ut bëhet e ditur se Blloku A3 i Termocentralit “Kosova A” i cili prodhon rreth 120 MW është ndalur mbrëmë në mesnatë (08.04.2025, ora 23:59), si pasojë e problemeve të ndjeshme me humbje të ujit dhe ndalja e këtij blloku është bërë për të shmangur defekte më të mëdha.  

Kurse mëngjesin e sotëm për arsye të ngjashme është ndalur edhe blloku B2 i Termocentralit “Kosova B”, i cili prodhon rreth 250 MW por njëkohësisht edhe furnizon me ujë ngrohjen qendrore në Prishtinë.

Sipas KEK-ut, rikthimi në funksion i këtij blloku pritet të zgjasë rreth 48 orë.

Aktualisht në KEK janë duke u prodhuar vetëm 115 MW nga 900 MW sa është kapaciteti i tërësishëm i termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Continue Reading

Kosovë

Kurti i propozon Abdixhikut takim për të mërkurën ose të enjten

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një letre zyrtare ka ftuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një takim në prag të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Në letrën e publikuar në media, si datë e mundshme e takimit është propozuar 9 përkatësisht data 10 prill.

“Me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç e dini edhe Presidentja e ka caktuar mbledhjen e parë të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datë 15 prill 2025.

Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00. Mirëpres përgjigjen tuaj për këtë takim”, shkruhet në letër.

Ende nuk dihet nëse Albin Kurti i ka dërguar të njëjtën letër edhe ndonjë subjekti tjetër parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Continue Reading

Kosovë

Arrestohen 12 aktivistë në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 12 aktivistë të grupit qytetarë “Asnji cent më shumë” të cilët mëngjesin e sotëm bllokuan dyert e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, në shenjë proteste kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

“ZRRE-ja është në bllokadë. Bllokimi do të vazhdojë deri në zotimin publik nga ZRRE se nuk do ta miratojë rritjen e çmimit të rrymës për 15%. Vetëm atëherë mund t’i kthehen punës”, thuhet në lajmërimin e kësaj iniciative në Facebook.

Përkundër kundërshtimeve të shumta, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka paralajmëruar mbajtjen e mbledhjes për vendimin mbi propozimin e shtrenjtimit të rrymës për 15%.

Në mesin e mbi 600 komenteve të dërguara në ZRRE, është theksuar se një shtrenjtim i tillë do të sillte barrë të madhe për qytetarët dhe ky veprim do të mund të shkaktonte valë të re inflacioni në vend, që njëkohësisht do të ndikonte drejtpërdrejt në rënien e fuqisë blerëse të qytetarëve.

Edhe në komentet e dërguara nga Zyra e Presidentes së Kosovës, është propozuar largimi i  TVSH-së prej 8 % nga faturat e energjisë elektrike, mirëmenaxhimi i shpenzimeve dhe i humbjeve, subvencionimi i energjisë, identifikimi i masave shtesë për obligimin e pagesës së faturave mujore në veri, dizajnimi dhe prezantimi i programit të shtyrjes së pagesave.

Continue Reading

Trending