Edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka filluar punimet në Prishtinë.
Në hapjen solemne të këtij edicioni jubilar ka marrë pjesë edhe ambasadori britanik Nicolas Abbott.
Abbott, i cili ka thënë se gjuha shqipe është e veçantë dhe një ndër gjuhët e rralla indo-evropiane.
Edhe pse ishte paraparë në këtë ngjarje nuk ishte kryeministri Albin Kurti, përderisa fjalimin e tij e ka lexuar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
“Sa më mirë që e njohim gjuhën, aq më mirë i zotërojmë mendimet tona. Prandaj gjuhë është pavarësi politike dhe individuale. Atë duhet ta mbrojmë për hatër të të gjitha disiplinave”.
“Gjuha është forma e kombit që e marrin kudo me vete. Ndjenjën e lartë të përgjegjësisë duhet ta kemi të gjithë”.
“Së bashku me institucionet e Shqipërisë kemi pagatitur tashmë tekstin e nivelit të parë. Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptarë dedikuar fëmijëve tanë në mërgatë që do të shpërndahet në shtator ashtu si abetarja e përbashkët”.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.
Punimet e këtij seminari do të zgjasin deri më 26 gusht./EO