Connect with us

Kosovë

Shpërndahen fletushka informimi për targat “RKS” në vendkalimet kufitare me Serbinë

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se po vazhdon me fushatë informimi për pajisjen me targa “RKS”.

Kjo Ministri njofton se Qendra e Regjistrimit po vazhdojnë përgatitjet për të mirëpritur të gjithë pronarët e automjeteve, përcjell TV TEMA.

Fletushka u shpërndanë në vendkalimet kufitare dhe zonat e banuara nga serbët për këto targa.

Njoftimi i plotë nga MPB:

Vazhdon fushata informuese për qytetarët për pajisje me targa “RKS”

Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet përkatëse, vazhdojnë fushatat informuese për qytetarët për pajisje me targa “RKS”. Fushata informuese i drejtohet qytetarëve të cilët posedojnë targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA”, apo “ĐA”, e të cilët nga data 1 shtator 2022 deri me 31 tetor 2022, duke shpjeguar mënyrën si të aplikojnë dhe të pajisen me targa “RKS”.

Të gjitha fushatat si, video-spotet, komunikatat njoftuese, banerat dhe fletushkat, iu janë adresuar dhe shpërndarë të gjithë qytetarëve pa dallime (në gjuhët shqipe dhe serbe), me qëllim të informimit të tyre me kohë, dhënies së sqarimeve të nevojshme për procedurat dhe kriteret e parapara për pajisje me targa “RKS”.

Ministria e Punëve të Brendshme është e angazhuar dhe do të vazhdojë të angazhohet maksimalisht për informimin e qytetarëve, asistimin në ndjekjen e hapave të nevojshme dhe mbarëvajtjen e procesit. Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve kanë vazhduar më tej me përgatitjet në të gjitha komunat në Republikën e Kosovës, për të mirëpritur të gjithë pronarët e automjeteve.

Në vijim gjeni materialet si pjesë të fushatës informuese: linqet e videospoteve, banerat, fletushkat, si dhe disa foto të realizuara gjatë shpërndarjes së fletushkave informuese në vendkalimet kufitare dhe në rajone, kryesisht në zona të banuara me komunitetin serb.

Kosovë

Pritja në Merdar rreth 4 orë kurse tek Dheu i Bardhë pritet rreth 1 orë

Published

on

Pritjet e veturave për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar zgjasin deri në 4 orë .

Në informacionin e përditësuar të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se kolona e automjeteve në këtë pikë është e gjatë rreth 2 kilometra.

Sipas këtyre të dhënave, në pikën kufitare të Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova po zgjasin rreth një orë, ndërkohë që në pikat e tjera nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje.

Continue Reading

Kosovë

Mbi 90 mijë të regjistruar për votim nga mërgata

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në mesnatë ka përfunduar procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës.

“Sipas të dhënave preliminare, numri i shtetasve të Kosovës që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26 dhjetor 2024, deri në orën 23:59 është 90.860, ndërkaq numri i aplikimeve që janë në shqyrtim është 18.244”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai tha se shqyrtimi i aplikimeve të pranuara do të vazhdojë edhe gjatë 27 dhjetorit dhe më pas KQZ-ja do të ketë një raport përfundimtar për numrin e qytetarëve të Kosovës të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.

Në zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt 2025, shtetasit e Kosovës jashtë vendit do të mund të votojnë përmes 22 kutive postare në shtete të ndryshme por edhe në ambasada dhe konsullata të Kosovës, pasi votimi fizik do të organizohet në 35 përfaqësi diplomatike dhe konsullore në 22 shtete.

Në regjistrimin e fundit të popullsisë për herë të parë janë përfshirë edhe shtetasit e Kosovës që jetojnë në diasporë dhe sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ata janë rreth 550 mijë persona.

Continue Reading

Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunit (Mpox)

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Laboratorin e Mikrobiologjisë është konfirmuar një rast i infektimit me Li të Majmunëve (Mpox).

“Rasti i gjinisë mashkullore (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, është hospitalizuar në Klinikën Infektive në QKUK me datë 24.12.2024, pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore, me simptoma si temperaturë, ethe, ndryshimet në lëkurë, në fytyrë, në duar dhe kruarje”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Gjendja shëndetësore e pacientit është  stabile derisa IKSHPK i ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit.

“IKSHPK tërheq vëmendjen për kujdes të qytetarëve, sepse personat që preken nga Mpox-i zakonisht përjetojnë simptoma të lehta apo mesatare që zgjasin dy deri në katër javë, dhe shërohen plotësisht. Edhe pse duhet vigjilencë, nuk ka vend për panik”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Continue Reading

Trending