Connect with us

Kosovë

Nga sot Kuvendi i Kosovës me Rregullore të re, Kurti: Kaloi testi i demokracisë

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i lumtur që sipas tij, në mandatin e qeverisë të cilën ai e udhëheq, Kuvendi nga sot do të bëhet me Rregullore të re.

Rregullorja e re e Kuvendit u votua me 81 vota për më 28 korrik, ndërsa hyn në fuqi këtë të martë meqë publikohet në Gazetën Zyrtare.

I pari i qeverisë tha se miratimi i Rregullores vjen pas një përpjekje të gjatë të Kuvendit për të rishikuar rregullat e funksionimit të institucionit më të lartë në vend.

“Procesi i rishikimit të Rregullores kishte filluar në vitin 2012 dhe kishte vazhduar në secilën legjislaturë, me qëllim të adresimit të problemeve të identifikuara që nuk funksiononin, por që pavarësisht nevojës e përpjekjeve, miratimi i saj nuk kishte ndodhur”.

“Miratimi gjithmonë ka qenë një sfidë politike për Kuvendin, për shkak se për miratimin e saj kërkohej një shumicë e kualifikuar e së paku 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Kjo kërkonte një koncensus të gjerë të spektrit politik të përfaqësuar në Kuvend”.

“Për nga mënyra e votimit, Rregullorja e Kuvendit hyn në kategorinë e akteve më të rëndësishme të shtetit që miratohen nga Kuvendi, siç janë Kushtetuta dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Kjo ishte një përpjekje pothuajse 10 vjeçare, për të cilin punuan shumë deputetë, partnerë ndërkombëtarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile për disa legjislatura me radhë”, ka shkruar Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se Rregullorja e re adreson sfidat kryesore që sipas tij, e kanë përcjellur punën e kuvendit që nga viti 2010.

“Nga adresimi i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese që lidhen me konstituimin dhe punën e Kuvendit, rritjen e efikasitetit të Kuvendit e trupave të tij, avancimin e mekanizmave të mbikëqyrjes parlamentare, forcimin e rolit të komisioneve parlamentare në mbikëqyrje, shqyrtimin e projektligjeve e miratimin e tyre, organizimin dhe funksionimin e grupeve vullnetare, përmirësimin e dukshëm të transparencës dhe llogaridhënies parlamentare, konsultime cilësore përmes dëgjimeve publike duke u kujdesur për një përfshirje sa më të gjerë të kategorive shoqërore në procesin e ligjbërjes, funksionimin e Kuvendit në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme dhe gjendjes emergjente, si edhe shumë çështje tjera që ndërlidhen me punën e Kuvendit”, është shprehur Kurti.

Për Kurtin, kanë qenë dy faktorë kryesorë që e kanë penguar përfundimin e këtij procesi, ku të parin ai e listoi jostabilitetin institucional dhe mungesën e vullnetit politik.

“Kjo situatë për disa vite me radhë është vlerësuar një nga pikat e dobëta të Kuvendit nga raportet e BE-së për vendin dhe në vazhdimësi kërkohej që Kuvendi duhet të lëvizë në këtë drejtim. Në këtë mandat kishim edhe stabilitetin e nevojshëm institucional edhe vullnetin politik për të mundësuar miratimin e Rregullores. Miratimi i aktit më të rëndësishëm të vet Kuvendit, mundëson përmirësimin e punës së Kuvendit dhe avancimin më tutje të parimeve dhe standardeve demokratike të parlamentarizmit”.

“Është përkushtim i yni politik që në Kuvendin e Republikës, publikja të marrë formën e vet më të lartë si parakusht i çdo dimensioni të ushtrimit të demokracisë direkte apo përfaqësuese. Në këtë drejtim, të gjithë bashkë duhet të angazhohemi që niveli i punës së Kuvendit dhe i llogaridhënies në Kuvend të kthehet në shembull të përgjegjshmërisë së lartë të të zgjedhurve, ndaj qytetarëve të Republikës e interesit publik”, shkroi Kurti./KK

Ferizaj

Vajza 10 vjeçare e plagosur me thikë në gjendje të rëndë shëndetësore

Published

on

Një vajzë 10-vjeçare, e plagosur pas sulmit me thikë në Ferizaj, është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në sallën e operimit në spitalin Emergjent të QKUK-së në Prishtinë.

Në sulmin me thikë pasditen e sotme, janë plagosur katër persona, përfshirë dy të mitura. Për këtë sulm është arrestuar një 59-vjeçar.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se në klinikë janë sjellë tre persona për t’u trajtuar, ndërsa dy janë në gjendje stabile e një në gjendje më të rëndë, transmeton Koha.net.

Continue Reading

Kosovë

Aktakuzë ndaj 26 policëve të dyshuar për marrje ryshfeti

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policorë që dyshohen për marrje ryshfeti.

Aktakuza në Gjykatën Themelore në Prishtinës u ngrit kundër pandehurve A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P.

 “Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale: ‘Marrja e ryshfetit’ “, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Continue Reading

Kosovë

Trump shpallet president i 47-të i SHBA-së

Published

on

Donald Trump është zgjedhur president i SHBA-së, duke shënuar një rikthim historik pas mandatit të tij të parë në vitin 2016. Kjo fitore e bën atë presidentin e parë në historinë amerikane që mban dy mandate jo të njëpasnjëshme, si presidenti i 45-të dhe i 47-të i SHBA-së.

Kandidati republikan siguroi një mbështetje të mjaftueshme nga votuesit amerikanë për të rikthyer udhëheqjen në Shtëpinë e Bardhë.

Trump përmbylli një nga fushatat më të polarizuara dhe të ndjekura nga afër në historinë e vendit, duke thirrur amerikanët të “bëjnë Amerikën të madhërishme sërish.”

Ky mandat i dytë historik pritet të sjellë ndryshime në fusha të rëndësishme, si ekonomia, politika e jashtme dhe emigracioni. Fitorja e tij tregon një ndryshim të mundshëm të kursit të SHBA-së në arenën ndërkombëtare, ku priten qëndrime të forta ndaj partnerëve dhe rivalëve globalë.

Reagimet ndërkombëtare për fitoren e Trump janë të shumta dhe të ndryshme. Disa liderë kanë shprehur urimet e tyre për presidentin e ri, ndërsa të tjerë janë shfaqur të kujdesshëm, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me SHBA-në në sfidat globale.

Trump, 78-vjeçar, hyn në histori si kandidati më i moshuar që ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Ai është i pari edhe për faktin që është përballur me disa procese gjyqësore dhe i pari ish-president që është ndëshkuar me dënim penal.

Continue Reading

Trending