Connect with us

Botë

FBI-ja i bastis shtëpinë Trumpit, kërkuan dokumente presidenciale

Published

on

Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha në një deklaratë të hënën se FBI-ja po kryente një kontroll në pronën e tij në Mar-a-Lago dhe pohoi se agjentët kishin thyer një kasafortë të tij.

Një person me njohuri për çështjen tha se veprimi kishte të bënte me një hetim që kërkon të zbulojë nëse Donald Trumpi kishte marrë të dhëna të klasifikuara nga Shtëpia e Bardhë në rezidencën e tij në Florida.

Veprimi, të cilin FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë nuk e konfirmuan menjëherë, shënon një përshkallëzim dramatik në ekzaminimin e kujdesshëm që forcat e zbatimit të ligjit po bëjnë ndaj Trumpit dhe vjen pasi ai ka lënë të kuptohet se mund të hyjë në një tjetër garë për president. Megjithëse urdhri për kontroll nuk sugjeron se akuzat penale janë të mundshme apo të pritshme, zyrtarët federalë që kërkojnë të marrin një urdhër të tillë duhet të demonstrojnë se kanë një shkak të dyshojnë se mund të ketë ndodhur një krim.

Pas punës dhe bashkëpunimit me agjencitë përkatëse qeveritare, kjo bastisje e paparalajmëruar në shtëpinë time nuk ishte e nevojshme apo e përshtatshme”, tha zoti Trump në deklaratën e tij.

Ai shtoi: “Këto janë kohë të errëta për kombin tonë, pasi shtëpia ime e bukur, Mar-A-Lago në Palm Beach të Floridës, është aktualisht nën rrethim, po bastiset dhe kontrollohet nga një grup i madh agjentësh të FBI-së. Asgjë si kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë, nuk i ka ndodhur më parë një presidenti të Shteteve të Bashkuara”.

Një person në dijeni me çështjen, i cili foli në kushte anonimiteti pasi hetimi është në vazhdim, tha se kontrolli ndodhi më herët të hënën dhe agjentët po kërkonin gjithashtu të shihnin nëse Donald Trump kishte dokumenta presidenciale shtesë ose ndonjë dokument sekret në pronën e tij.

Departamenti i Drejtësisë ka hetuar praninë e të dhënave të klasifikuara brenda 15 kutive që u morën nga rezidenca Mar-a-Lago nga Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve në fillim të këtij viti. Arkivi më pas ia referoi çështjen Departamentit të Drejtësisë.

Ligji federal ndalon vendosjen e dokumentave të klasifikuara në vende të paautorizuara, megjithëse është e mundur që zoti Trump mund të përpiqet të argumentojë se, si president, ai ishte autoriteti përfundimtar i deklasifikimit.

Ka shumë ligje që rregullojnë informacionin e klasifikuar, duke përfshirë një ligj të dënueshëm deri në pesë vjet burg që e bën krim heqjen e të dhënave të tilla dhe mbajtjen e tyre në një vend të paautorizuar. Një ligj tjetër e bën krim keqpërdorimin e të dhënave të klasifikuara me dashje ose në një mënyrë jashtëzakonisht të pakujdesshme.

Hetimi nuk është e vetmja dhimbje koke ligjore me të cilën përballet Trumpi. Një hetim tjetër lidhur me përpjekjet e Trumpit dhe aleatëve të tij për të zhbërë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe trazirat e 6 janarit 2021 në Kongres është intensifikuar gjithashtu në Uashington.

Një prokuror qarku në kontenë Fulton në shtetin Xhorxhia po heton nëse Donald Trumpi dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kërkuan të ndërhynin në zgjedhjet e atij shteti, të cilat u fituan nga demokrati Joe Biden./VOA

Botë

Holandezi Rutte merr detyrën e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s

Published

on

Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka marrë sot detyrën e Sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s.  Me një ceremoni solemne në selinë e aleancës në Bruksel, Rutte ka filluar mandati i ri në të cilin e zëvendëson Jens Stoltenbergun pas mandatit 10 vjeçar të tij në krye të kësaj aleance më të madhe ushtarake në botë.

Në konferencën e parë për media si sekretar i NATO-s, si prioritete kryesore Rutte përmendi forcimin e aleancës në reagimin kundrejt sfidave dhe rreziqeve të përbashkëta, ndihma për Ukrainën dhe përballja me sfidat globale.

Sipas tij, rol kyç për aleancën veri-atlantike ka edhe bashkëpunimi me vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-të si në forcimin e brendshëm ashtu edhe për mbështetjen e Ukrainës.

Mark Rutte deri në marrjen e detyrës së re, shërbeu si kryeministër i Holandës në periudhën 2010 -2024.

Continue Reading

Botë

Përleshje fizike në parlamentin italian

Published

on

Një përleshje fizike mes deputetëve ka ndodhur më 13.06.2024 në parlamentin e Italisë.

Siç raporton Zëri i Amerikës, Leonardo Donno, deputet i Lëvizjes “5 Yje”, po përpiqej t’i vinte flamurin italian ministrit për Çështjet Rajonale, Roberto Calderoli gjatë një diskutimi mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të qeverisë në lidhje me autonomitë lokale.

Incidenti mes këtyre dyve u shndërrua në përleshje masive mes deputetëve të grupeve të ndryshme parlamentare derisa bëhet e ditur se njëri nga  pjesëmarrësit në përleshje është larguar nga parlamenti në një karrige pacientësh.

Continue Reading

Botë

Qeveria e Sllovakisë konfirmon atentatin dhe plagosjen e kryeministrit Fico

Published

on

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur në një atentat pasditen e sotme.

Fico, 59 vjeç, u dërgua në spital pasi ndaj tij u shkrepën katër plumba në stomak dhe gjoks në ngjarjen që ndodhi pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislavë.

I dyshuari për plagosjen është arrestuar menjëherë pas të shtënave, raportuan gazetarët të cilët ishin në përcjellje të një aktiviteti të Ficos me mbështetësit .

Fico është kryeministër i Sllovakisë që nga fundi i vitit 2023

Continue Reading

Trending