Connect with us

Kosovë

Escobar flet edhe për targat: Automjetet që operojnë në veri duhet të regjistrohen sipas ligjeve të Kosovës

Published

on

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një bashkëbisedim virtual me gazetarë ka folur edhe për shtyrjen e vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targat dhe dokumente me Serbinë.

Emisari amerikan tha se marrëveshja me stikera ishte e përkohshme dhe se veturat që operojnë në veri duhet të regjistrohen në bazë të ligjeve të Kosovës.

 “Tani, regjimi aktual i targave me ngjitësit e përkohshëm ishte, përsëri, do të më duhet të them i përkohshëm, i kufizuar në kohë dhe do të zëvendësohej me një zgjidhje të përhershme. Tani, me të vërtetë mendoj se kjo zgjidhje e përhershme nuk duhet parë si diçka që do të ndryshojë ndjeshëm jetën e njerëzve në veri të Kosovës. Është një fakt i thjeshtë se ishte një pritshmëri që automjetet që operojnë në Kosovë duhet të regjistrohen dhe të operojnë sipas ligjeve të atij vendi. Thënë kështu, ato duhet të ofrojnë mundësinë për lirinë e lëvizjes jo vetëm brenda Kosovës, jo vetëm brenda Kosovës dhe Serbisë, por në të gjithë rajonin dhe Evropën në tërësi”, ka thënë Escobar.

Escobar poashtu ka deklaruar se shtyrja deri më 1 shtator është një mundësi që këtë muaj të bëhet progres jo vetëm për çështje e targave por për çështje të tjera në kuadër të dialogut.

“Nuk do të thosha se është thjesht një shtyrje; Do të thosha se është një mundësi për të krijuar një zgjidhje të qëndrueshme që do të kontribuojë në integrimin rajonal dhe stabilitetin rajonal. Tani, është e vërtetë se marrëveshja e mëparshme ishte e përkohshme, ishte e kufizuar në kohë dhe kërkonte që Serbia të jepte një rekomandim për një zgjidhje afatgjatë. Pra, ne ende shpresojmë për këtë, por në të njëjtën kohë ne ende shpresojmë për një diskutim më të gjerë se si të dy vendet mund të ecin përpara në krijimin e disa mundësive për marrëdhënie më të mira, për lirinë e lëvizjes, për integrim më të madh në Evropë. Kështu që unë mendoj se ky muaj do të na japë disa mundësi për të bërë përparim në çështjet më të gjera të dialogut, jo vetëm në çështjen e targave”, tha Escobar./Express

Ferizaj

Vajza 10 vjeçare e plagosur me thikë në gjendje të rëndë shëndetësore

Published

on

Një vajzë 10-vjeçare, e plagosur pas sulmit me thikë në Ferizaj, është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në sallën e operimit në spitalin Emergjent të QKUK-së në Prishtinë.

Në sulmin me thikë pasditen e sotme, janë plagosur katër persona, përfshirë dy të mitura. Për këtë sulm është arrestuar një 59-vjeçar.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se në klinikë janë sjellë tre persona për t’u trajtuar, ndërsa dy janë në gjendje stabile e një në gjendje më të rëndë, transmeton Koha.net.

Continue Reading

Kosovë

Aktakuzë ndaj 26 policëve të dyshuar për marrje ryshfeti

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policorë që dyshohen për marrje ryshfeti.

Aktakuza në Gjykatën Themelore në Prishtinës u ngrit kundër pandehurve A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P.

 “Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale: ‘Marrja e ryshfetit’ “, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Continue Reading

Kosovë

Trump shpallet president i 47-të i SHBA-së

Published

on

Donald Trump është zgjedhur president i SHBA-së, duke shënuar një rikthim historik pas mandatit të tij të parë në vitin 2016. Kjo fitore e bën atë presidentin e parë në historinë amerikane që mban dy mandate jo të njëpasnjëshme, si presidenti i 45-të dhe i 47-të i SHBA-së.

Kandidati republikan siguroi një mbështetje të mjaftueshme nga votuesit amerikanë për të rikthyer udhëheqjen në Shtëpinë e Bardhë.

Trump përmbylli një nga fushatat më të polarizuara dhe të ndjekura nga afër në historinë e vendit, duke thirrur amerikanët të “bëjnë Amerikën të madhërishme sërish.”

Ky mandat i dytë historik pritet të sjellë ndryshime në fusha të rëndësishme, si ekonomia, politika e jashtme dhe emigracioni. Fitorja e tij tregon një ndryshim të mundshëm të kursit të SHBA-së në arenën ndërkombëtare, ku priten qëndrime të forta ndaj partnerëve dhe rivalëve globalë.

Reagimet ndërkombëtare për fitoren e Trump janë të shumta dhe të ndryshme. Disa liderë kanë shprehur urimet e tyre për presidentin e ri, ndërsa të tjerë janë shfaqur të kujdesshëm, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me SHBA-në në sfidat globale.

Trump, 78-vjeçar, hyn në histori si kandidati më i moshuar që ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Ai është i pari edhe për faktin që është përballur me disa procese gjyqësore dhe i pari ish-president që është ndëshkuar me dënim penal.

Continue Reading

Trending