Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar në mjekim nga COVID-19 janë 82 pacientë, duke u bazuar në raportet e klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.
Sipas njoftimit, në Klinikën Infektive janë të shtrirë 21 pacientë dhe dy të tjerë janë në mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se në Klinikën e Pediatrisë janë të shtrirë 10 pacientë, ndërsa në Klinikën e Gjinekologjisë janë të shtrirë pesë pacientë.
Ndërsa në spitalet rajonale nëpër komunat e Kosovës janë të shtrirë gjithsej 43 pacientë të prekur nga COVID-19.
“Spitali i Gjakovës, 16 pacientë, Spitali i Pejës, 13 pacientë, Spitali i Gjilanit, 8 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 1 pacient, Spitali i Prizrenit, 5 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.