Connect with us

Sport

Ditë e gëzueshme për fansat e futbollit – Sot nisin tri kampionate evropiane

Published

on

Nuk ndodh shpesh që kampionatet europiane të nisin në javën e parë të gushtit, por këtë vit është risi, pasi Botërori “Katar 2022” ka përshpejtuar paksa rrjedhën e gjërave.

Dita e sotme do të shikojë të nisin 3 kampionatet elitare, teksa në fushën e blertë do të zbresin skuadrët për të luajtur ndeshjet e sezonit të ri 2022-2023.

Premier League, Bundesliga dhe Ligue 1 do të marrin skenën mbrëmjen e sotme, teksa në fushën e lojës do të vihen përballë njëra-tjetrës 6 skuadra, të cilat do të luftojnë të nisin me këmbë të mbarë edicionin e ri futbollistik.

Sezonin 2022-2023 zyrtarisht do e hapë përballja mes Eintracht Frankfurt – Bayern Munich në orën 20:30, me kampionët e Gjermanisë që kërkojnë mbrojtjen e fronit pa Lewandowskin në skuadër të larguar në “Camp Nou”, por më një Mane më në formë se kurrë, ndërsa kampionët e Europa League do tentojnë të mos dali pa pikë nga ky duel.

Crystal Palace – Arsenal është dueli që do të ngre siparin në Angli, me “Topçinjtë” që kanë bërë afrime “big” në këtë merkato, me takimin që nis që orën 21:00.Në Ligue 1,  Lyon- Ac Ajaccio do të marrë skenën në orën 21:00, me ekipin që u ngjit këtë sezon në elitë që do kërkojë me patjetër të qëndrojë për më shumë se një sezon.

Kosovë

Laura fiton medaljen e bronztë olimpike

Published

on

Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi në kategorinë deri në 63 kilogramë, mposhti xhudisten kroate Katarina Kristo.

Laura ishte bartëse e tretë dhe kështu në xhiron e parë ishte e lirë. Në të dytën e mposhti kinezen Jing Tang, ndërsa në çerekfinale humbi nga francezja Clarisse Agbegnenou.

Deri tek mundësia për të luftuar për medaljen e bronztë, 23 vjeçares kosovare iu deshtë ta mposhte në repasazh Catherinë Beauchemin-Pinardin nga Kanadaja.

Kjo është medalja e parë olimpike për Laurën dhe e pesta në përgjithësi në historinë e sportit kosovar. Në këtë olimpiadë kjo është medalja e dytë për Kosovën, pas medaljes së argjendtë që e fitoi Distria Krasniqi në fundjavë.

Continue Reading

Kosovë

Akil Gjakova mbetet pa medalje në Paris

Published

on

Akil Gjakova nuk ia doli të sigurojë medaljen e bronztë pasi humbi me vazari nga xhudisti japonez Soichi Hashimoto.

Vendi i pestë në Olimpiadë është suksesi më i madh në karrierën e Akilit, por edhe i Kosovës sa i takon sportistëve.

Në gjysmëfinale të kategorisë deri 73 kilogramë, xhudisti kosovar u mposht nga bartësi i parë dhe kampioni në fuqi i botës, azerbajxhanasi Hidayet Heydarov.

Paraprakisht, Akl Gjakova në çerekfinale mposhti xhudistin italian, Manuel Lombardo derisa në  dy xhirot e para  mposhti me dy vazari brazilianin Daniel Cagnin dhe me ippon austriakun Samuel Gassner.

Continue Reading

Kosovë

Akili lufton për të bronztën olimpike

Published

on

Akil Gjakova nuk ia doli të sigurojë finalen pasi në gjysmëfinale të kategorisë deri 73 kilogramë, u mposht nga bartësi i parë dhe kampioni në fuqi i botës, azerbajxhanasi Hidayet Heydarov.

Tash Akilit i mbetet të luftojë me japonezin Soichi Hashimoto për medalje të bronztë olimpike.

Continue Reading

Trending