Prokuroria e Ferizajt për 24 orë ka ngritur tetë aktakuza ndaj 11 personave.
Nga raporti i prokurorisë kuptohet se veprat penale për çka edhe u ngritën aktakuzat janë: Lëndimi i lehtë trupor; Vjedhja e shërbimeve; Vjedhja e pyllit; Kanosja; Vjedhja, përcjell TV TEMA.
Po ashtu, prokuroria ka parashtruar kërkesë në Gjykatë për paraburgimin e një personi për “Vrasje në tentativë”.
Raporti i plotë i Prokurorisë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar me datën 02 Gusht 2022, një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale ““Vrasja ne tentativë”,
Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me datën 02 Gusht 2022, ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja ne tentativë”, Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.