Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq,ka thënë se është një ditë e trishtuar për të gjithë ata që duan të jetojnë në të kaluarën, por një ditë e bukur për ata që duan të mbyllin çështjet e së kaluarës në mënyrë demokratike.
Ai iu ka referuar Partisë Demokratike të Socialistëve të Milo Gjukanoviqit, të cilët kanë deklaruar se marrëveshja e nënshkruar sot mes Abazoviqit dhe Kishës Ortodokse Serbe është drejt hapave të largimit të tij.
“Më falni nëse i përkisni kategorisë së parë. Por për nga formati dhe njohuritë ju i përkisni një kategorie tjetër”,ka thënë Abazoviq.
Ai theksoi se në Mal të Zi ka “pushtues-kriminelë” që po mbajnë peng vendin sipas tij, duke u shprehur se po luftojnë kundër tyre.
“Dhe për shkak të kësaj nuk jemi më në BE”, duke shtuar se një propagandë e tillë është pasojë e aktiviteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ai theksoi se është gati të shkojë në shtëpi, por nuk është gati që dikush ta mbajë peng vendin, shkruan Vijesti.
“Menduat se do të mjaftonte fuqia e një grupi financiar, i cili tashmë kishte nisur një fushatë përmes portaleve të rrejshme, për të ndikuar që kryeministri të largohej nga rruga e tij. Kjo nuk do të ndodhë”,ka thënë Abazoviq./KK