Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
ShsKUK njofton se sot është miratuar dorëheqja e tij teksa si ushtrues detyre është vendosur Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi.
Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:
Komunikatë për medie
Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës
Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i SHKUK-së, në mbledhjen e mbajtur me datë 02.08.2022 ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Valbon Krasniqi.
Bordi Drejtues i SHSKUK-së me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Krasniqit e falënderon për bashkëpunimin e treguar.
Po ashtu, ju njoftojmë se, bazuar në kompetencat e veta, Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka emëruar U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi.
Me respekt,