Policia e Kosovës njofton se në veri të vendit ka ndalur një automjet që dyshohet se po kontrabandonte barna.
Automjeti është ndalur në fshatin Rudarë të Zveçanit, përcjell TV TEMA.
Sipas policisë, automjeti po drejtohej nga D.S dhe brenda mjetit u hasën pako me produkte medicinale.
Drejtuesi i automjetit nuk posedonte dokumente te prejardhjes së produkteve andaj edhe është njoftuar prokuroria.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Në veri ndalohet një automjet, dyshohet se më të kontrabandoheshin barna
Prishtinë 2 gusht 2022
Në vazhdën e luftës kundër kontrabandës në veri të vendit, sot më 02.08.2022 rreth orës 13:30 në fshatin Rudare të Zveçanit, njësitet policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, kanë ndaluar një automjet me të cilin po kontrabandoheshin barna.
Automjeti i ndaluar ishte një auto-ambulancë që drejtohej nga D.S., viti i lindjes 1965 në Mitrovicë e me banim në Zveçan. Njësitet policore gjatë kontrollimit të automjetit, të ngarkuar në të, kanë hasur pako me produkte medicionale me banderola të Serbisë.
Drejtuesi i automjetit, nuk posedonte dokumente për prejardhjen e produkteve medicioanle, andaj ekziston dyshim i bazuar se ato kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale, pra janë kontrabanduar duke i ikur obligimeve doganore.
Policia për rastin ka njoftuar prokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe rasti në koordinim me të është duke u trajtuar nga policia.
Një vajzë 10-vjeçare, e plagosur pas sulmit me thikë në Ferizaj, është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në sallën e operimit në spitalin Emergjent të QKUK-së në Prishtinë.
Në sulmin me thikë pasditen e sotme, janë plagosur katër persona, përfshirë dy të mitura. Për këtë sulm është arrestuar një 59-vjeçar.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se në klinikë janë sjellë tre persona për t’u trajtuar, ndërsa dy janë në gjendje stabile e një në gjendje më të rëndë, transmeton Koha.net.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policorë që dyshohen për marrje ryshfeti.
Aktakuza në Gjykatën Themelore në Prishtinës u ngrit kundër pandehurve A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P.
“Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale: ‘Marrja e ryshfetit’ “, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Donald Trump është zgjedhur president i SHBA-së, duke shënuar një rikthim historik pas mandatit të tij të parë në vitin 2016. Kjo fitore e bën atë presidentin e parë në historinë amerikane që mban dy mandate jo të njëpasnjëshme, si presidenti i 45-të dhe i 47-të i SHBA-së.
Kandidati republikan siguroi një mbështetje të mjaftueshme nga votuesit amerikanë për të rikthyer udhëheqjen në Shtëpinë e Bardhë.
Trump përmbylli një nga fushatat më të polarizuara dhe të ndjekura nga afër në historinë e vendit, duke thirrur amerikanët të “bëjnë Amerikën të madhërishme sërish.”
Ky mandat i dytë historik pritet të sjellë ndryshime në fusha të rëndësishme, si ekonomia, politika e jashtme dhe emigracioni. Fitorja e tij tregon një ndryshim të mundshëm të kursit të SHBA-së në arenën ndërkombëtare, ku priten qëndrime të forta ndaj partnerëve dhe rivalëve globalë.
Reagimet ndërkombëtare për fitoren e Trump janë të shumta dhe të ndryshme. Disa liderë kanë shprehur urimet e tyre për presidentin e ri, ndërsa të tjerë janë shfaqur të kujdesshëm, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me SHBA-në në sfidat globale.
Trump, 78-vjeçar, hyn në histori si kandidati më i moshuar që ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Ai është i pari edhe për faktin që është përballur me disa procese gjyqësore dhe i pari ish-president që është ndëshkuar me dënim penal.