Connect with us

Kosovë

Mblidhen krerët shtetërorë për zhvillimet në veri: Do të vazhdohet koordinimi i plotë me aleatët

Published

on

Presidenca e Kosovës njofton se presidentja Vjosa Osmani ka ftuar në takim krerët shtetërorë për shkak të tensioneve në veri.

Sipas njoftimit të Presidencës në takim u futa edh eopozita por nuk morën pjesë, transmeton TV TEMA.

Në njoftim thuhet se do të vazhdohet korrdinimi me aleatët strategjik.

Postimi i plotë i Presidencës së Kosovës:

Institucionet e Republikës së Kosovës vazhdojnë koordinimin në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Shwarz, si dhe Ministri i i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë realizuar takim më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

Në takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë.

Megjithatë, institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional.

Po ashtu, do të vazhdohet koordinimi i plotë dhe komunikimi i rregullt me aleatët strategjik.

https://www.facebook.com/PresidencaRKS/posts/pfbid0hENcgBq9MwG2bef4VoQQUFm8dDxxYSbvUYspKpcZfz5Vhhhyo9waR8BPys1gUuoJl

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Mbi 90 mijë të regjistruar për votim nga mërgata

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në mesnatë ka përfunduar procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës.

“Sipas të dhënave preliminare, numri i shtetasve të Kosovës që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26 dhjetor 2024, deri në orën 23:59 është 90.860, ndërkaq numri i aplikimeve që janë në shqyrtim është 18.244”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai tha se shqyrtimi i aplikimeve të pranuara do të vazhdojë edhe gjatë 27 dhjetorit dhe më pas KQZ-ja do të ketë një raport përfundimtar për numrin e qytetarëve të Kosovës të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.

Në zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt 2025, shtetasit e Kosovës jashtë vendit do të mund të votojnë përmes 22 kutive postare në shtete të ndryshme por edhe në ambasada dhe konsullata të Kosovës, pasi votimi fizik do të organizohet në 35 përfaqësi diplomatike dhe konsullore në 22 shtete.

Në regjistrimin e fundit të popullsisë për herë të parë janë përfshirë edhe shtetasit e Kosovës që jetojnë në diasporë dhe sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ata janë rreth 550 mijë persona.

Continue Reading

Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunit (Mpox)

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Laboratorin e Mikrobiologjisë është konfirmuar një rast i infektimit me Li të Majmunëve (Mpox).

“Rasti i gjinisë mashkullore (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, është hospitalizuar në Klinikën Infektive në QKUK me datë 24.12.2024, pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore, me simptoma si temperaturë, ethe, ndryshimet në lëkurë, në fytyrë, në duar dhe kruarje”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Gjendja shëndetësore e pacientit është  stabile derisa IKSHPK i ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit.

“IKSHPK tërheq vëmendjen për kujdes të qytetarëve, sepse personat që preken nga Mpox-i zakonisht përjetojnë simptoma të lehta apo mesatare që zgjasin dy deri në katër javë, dhe shërohen plotësisht. Edhe pse duhet vigjilencë, nuk ka vend për panik”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Continue Reading

Kosovë

Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj një personi për krime lufte në Suharekë

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një të dyshuari me iniciale V. N për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se veprimet penale janë kryer gjatë periudhës 1998-1999 në qytetin e Suharekës.

“I pandehuri, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer vrasjen e dy viktimave M.A. dhe SH.A.,  si dhe plagosjen e të dëmtuarit SH.S.”, thuhet në njoftim

Për shkak se i pandehuri V.N është i pa arritshëm për organet e drejtësisë, Prokuroria thotë se janë “ plotësuar kushtet ligjore për ngritjen e aktakuzës në mungesë”.

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Continue Reading

Trending