Xavi Hernandez pranoi se do të dëshironte që Lionel Messi të kthehej në Barcelonë.
Trajneri i katalanasve pranoi se aktualisht nuk është asgjë më shumë se një ëndërr.
“Messi ka një kontratë dhe nuk është asgjë më shumë se një utopi, kështu që ne do të fokusohemi në atë që mund të bëjmë këtë vit. Natyrisht, unë do të doja që koha e Messit në Barcelonë të mos kishte përfunduar ashtu siç përfundoi dhe që ai të kishte një shans të fundit për të thënë lamtumirë në një mënyrë më të mirë. Sigurisht që do të doja të ndodhte, por ai ka kontratë”, tha trajneri spanjoll, përcjell GazetaBlic Sport.
Edhe pse Barça tashmë ka siguruar lojtarë si Raphinha, Lewandowski apo Koundé, Xavi nuk e mbyll derën për më shumë përforcime: “Çdo gjë që është përforcim është e mirë. Tashmë kam thënë që duhet të kem dy lojtarë për çdo pozicion, më shumë këtë vit me Kupën e Botës. Ne kemi nevojë për lojtarë për të konkurruar dhe për të qenë më të mirë. Nëse duam të forcojmë veten, aq më shumë aq më mirë”, përfundoi ai.