Connect with us

Ferizaj

Në veri fletushka kundër vendimit për targat dhe dokumentet: Jo dorëzim, KM mbetet

Published

on

Në veri të Kosovës, dy ditë para nisjes së zbatimit të Qeverisë së Kosovës për ri-regjistrimin e makinave me targa me emra të qyteteve të Kosovës dhe lëshimit të një dokumenti për hyrje-dalje për shtetasit serb, u shfaqën disa pankarta dhe fletushka me mesazhin: “Nuk ka dorëzim, letërnjoftimet serbe do të mbeten”.

Po ashtu, harta e Kosovës, e ngjyrosur me ngjyrat e flamurit serb është parë në veri të Kosovës dhe mbi të është shkruar “jo dorëzim”, për të kundërshtuar vendimin e 29 qershorit të Qeverisë së Kosovës për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje, për shtetasit e Serbisë, që hyjnë në territorin e Kosovës.

Kosova ka thënë se një dokument të tillë, që do të jetë i vlefshëm për 90 ditë, Serbia ua lëshon shtetasve të Kosovës që 11 vjet.

Paraprakisht, më 13 korrik, në Mitrovicën e Veriut, në targat RKS (Republika e Kosovës) u mbuluan me letra ngjitëse me targat KM – që lëshohen nga Serbia – dhe me stemën e Serbisë, ndërsa disa ditë më pas, nëpër makina u panë fletushkat me mesazhin “Jo dorëzim, KM mbetet”.

Kosova i konsideron të jashtëligjshme targat me akronime të qyteteve të Kosovës që lëshohen nga Serbia.

Me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, qytetarët që kanë makina me targa serbe mund t’i ri-regjistrojnë ato deri më 30 shtator. Vendimi do të vlejë për të gjitha veturat e regjistruara në sistemin serb në periudhën prej 10 qershorit 1999 deri më 21 prill të këtij viti.

Çështja e targave kishte rritur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë në shtator të vitit 2021. Kosova vendosi masën e reciprocitetit ndaj makinave me targa serbe që hynin në Kosovë, duke kërkuar që shoferët të mbulonin simbolet shtetërore në targa me letra ngjitëse. Ky vendim shtyri serbët lokalë të bllokonin për dy javë pikë kalimet kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë dhe Bërnjak.

Pas ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian, tensionet u ulën dhe palët u pajtuan për një zgjidhje të përkohshme për targat. Por, pas skadimit të afatit për të arritur një marrëveshje për targat, dy palët kanë vazhduar regjimin e letrave ngjitëse./rel

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending